![Pas shiut të “tërbuar”, ylberi dhuron spektakël mbi Tiranë (VIDEO) Pas shiut të “tërbuar”, ylberi dhuron spektakël mbi Tiranë (VIDEO)](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/2b5a43b9-5900-4123-94d5-06d76539f7b1-715x400.jpeg)
Reshjet e dendura të shiut në kryeqytet, i kanë lënë vendin ylberit. Tirana dhe qytetet e tjera të Shqipërisë u ërfshinë nga moti i keq që nga mëngjesi i ditës së sotme. Reshjet me intensitet të lartë “paralizuan” disa nga qytetet e vendit.
Në Tiranë, reshjet e shiut solën trafik të rënduar dhe vështirësuan lëvizjen e qytetarëve.
Ndërsa në Durrës u raportua për përmbytje.
Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj përmes një postimi në Facebook i bëri thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme dhe nesër për shkak të motit të keq./vizionplus.tv