Një banesë në Librazhd është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të dielë. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave të zjarrit./vizionplus.tv/