Të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe grup të strukturuar kriminal, dy persona të shpallur në kërkim janë ekstraduar drejt vendit tonë këtë të dielë.
32 vjeçari, Gjergji Luli u ekstradua nga Italia, ndërsa rezulton i dënuar nga Gjykata e Posaçme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Ai akuzohet se ka shitur një sasi kokaine me vlerë 200 mijë euro tek dy persona të tjerë, të cilët më pas e kanë trafikuar drejt Italisë.
Po ashtu, u ekstradua nga Greqia, një 48-vjeçar i akuzuar si organizator i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi.
Sasia e lëndës narkotike është transportuar në Greqi, kundrejt pagesës në euro nga 4 persona, të cilët janë arrestuar nga Policia./vizionplus.tv/