Ish kryeministri Sali Berisha është njohuar me masën e sigurisë.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj thotë se kanë qenë një prokurorë dhe dy efektivë që kanë hyrë në banesën e Berishës dhe i kanë komunikuar masën e arrestit të shtëpisë, vendim që u mor sot nga GJKKO.
Tashmë Berisha u informua zyrtarisht me vendimin, dhe zbatimi fillon menjëherë. Berishës i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë që nuk janë në banesë me të.