Numri i viktimave nga tërmeti 7.6 ballë i shkallës Rihter që goditi Japoninë po vjen duke u rritur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në terren për nxjerrjen e treupave nga rrënonajt.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në një postim në rrjetin sociale “X” ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura. Hasani shkruan se “lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze”.
“Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, shkruan ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani./vizionplus.tv