Close Menu
    What's Hot
    Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë

    Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë

    18/06/2026
    Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

    Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

    18/06/2026
    Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrigore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

    Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrigore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

    18/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      17/06/2026
      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      17/06/2026
      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      17/06/2026
      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      17/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë

      Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë

      18/06/2026
      Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

      Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

      18/06/2026
      Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrigore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

      Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrigore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

      18/06/2026
      Dy ish-kryetarë të FFM-së dyshohen për “përvetësim në detyrë” prej mbi 180 milionë denarësh

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      17/06/2026
      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      17/06/2026
      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      16/06/2026
      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

      16/06/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Këshilli i Evropës: Kosova ante portas?
    Opinion

    Këshilli i Evropës: Kosova ante portas?

    14/05/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Këshilli i Evropës: Kosova ante portas?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Këshilli i Evropës: Kosova ante portas?

    Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Kosova njohjen e shtetësisë së saj dhe çështjet e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare i ka bërë prioritet të politikës së jashtme. Pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi më 16 prill, me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, që Kosova të ftohej për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, vendimi përfundimtar mbi këtë çështje shumë shpejtë mund të merret edhe nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës edhe pse duket se disa shtete anëtare si Franca kanë kërkuar shtyrjen e vendimit për pranimin e Kosovës në organizatë.

    Çdo vendim përfundimtar në lidhje me pranimin duhet të merret nga 2/3 e shumicës së qeverive nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës që përfaqësohen në Këshillin e Ministrave. Nga këndvështrimi i Asamblesë Parlamentare, një, nëse jo objektivi kryesor i pranimit të tillë në organizatë është që të gjithë personat nën juridiksionin e Kosovës të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Sipas nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës, parakushti statusor për pranimin në Këshillin e Evropës është megjithatë që vendi kandidat të jetë shtet evropian. Megjithatë, dihet mirë se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ende nuk kanë qëndrim uniform në lidhje me shtetësinë e Kosovës. Përderisa 34 prej tyre e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, 12 të tjera, duke përfshirë Serbinë, Sllovakinë, Rumaninë, Armeninë, Azerbajxhanin, Bosnjë e Hercegovinën, Qipron, Gjeorgjinë, Greqinë, Moldavinë, Spanjën dhe Ukrainën, dhe kështu pesë shtete të BE-së. Shtetet anëtare (ende) nuk e kanë bërë këtë. Në njërën anë, duke supozuar se të gjitha shtetet anëtare mosnjohëse të Këshillit të Evropës votojnë kundër pranimit të Kosovës, kjo do të thotë se shumica e nevojshme prej 2/3 do të arrihej vetëm me diferencë relativisht të ngushtë. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme politikisht është se BE-ja do të rrezikonte të mos flasë njëzëri për këtë çështje. Është e vërtetë që shtetet anëtare mosnjohëse në Këshillin e Evropës mund ta bëjnë të qartë se anëtarësimi i tyre i njëkohshëm në Këshillin e Evropës me Kosovën (sidomos nëse vetë ato votuan kundër pranimit të Kosovës) nuk do të duhej të shihej si njohje e Kosovës shtet. Megjithatë, nga pikëpamja e tyre, të paktën do të ishte sinjal i qartë politik drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës.

    Kjo shtron pyetjen nëse është qëllim i rëndësishëm përfshirja e popullit të Kosovës nën ombrellën e të drejtave të njeriut, në të njëjtën kohë pa paragjykuar çështjen e statusit, e cila, siç u përmend më lart, mbetet e diskutueshme. Një rrugë e tillë e mundshme, mund të jetë që Kosova të bëhet anëtare e asociuar e Këshillit të Evropës.

    Baza ligjore për mundësi të tillë mund të gjendet në nenin 5 të Statutit të Këshillit të Evropës, që parasheh se “një vend evropian (…) mund të ftohet nga Këshilli i Ministrave që të bëhet shtet i asociuar i Këshillit të Evropës”. As neni 5 i Statutit dhe as vetë Statuti nuk përmbajnë përkufizim të termit “vend” të përdorur këtu. Megjithatë, Statuti i Këshillit të Evropës qartë vë përball “shtetet nga njëra anë (në nenin 4) dhe “vendet” (në nenin 5) në anën tjetër. Kjo duket se tregon se këto entitete mund të bëhen anëtare të asocuara të Këshillit të Evropës, të cilat ose nuk kanë shtetësi ose shtetësia e tyre nuk njihet përgjithësisht, ose krejt në fund, nëse statusi i tyre ligjor sipas të drejtës ndërkombëtare është i veçantë pavarësisht shtetësisë së tyre.

    Kjo konfirmohet nga vetë praktika e Këshillit të Evropës në lidhje me nenin 5. Anëtarësitë e asocuara të Republikës Federale të Gjermanisë mes viteve 1950-1951 (që në atë kohë ishte ende subjekt i prerogativave të tri fuqive pushtuese perëndimore) dhe territorit Saar (që në atë kohë ishte ende i ndarë nga Gjermania) në vitin 1950 deri më 1957 janë shembuj përkatës të kësaj çështjeje. Pasi pranohet si anëtar i asocuar, ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si anëtare e plotë të Këshillit të Evropës, me përjashtim të anëtarësimit në Këshillin e Ministrave. Në veçanti, anëtarët e asocuar mund të përfaqësohen në Asamblenë Parlamentare, por mund t’u jepen edhe të drejta dhe privilegje të tjera.

    Në veçanti, praktika në lidhje me territorin Saar mund të jetë shembull i këtij rasti. Në vitin 1949, Këshilli i Ministrave debatoi për pranimin e mundshëm të territorit Saar në Këshillin e Evropës, por statusi i territorit të Saarit, sipas të drejtës ndërkombëtare, u kontestua, pasi Saar (si Kosova tani) pretendonte se ishte shtet me mbështetjen e Francës, teksa disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës (si Gjermania) e hodhën poshtë pretendimin e tillë. Krejt në fund, Komiteti i Ministrave mori vendim për pranimin e territorit të Saarit si anëtar i asocuar i Këshillit të Evropës, i cili, megjithatë, qëllimisht shmangu përcaktimin e statusit të Saarit sipas të drejtës ndërkombëtare. Të drejtat si anëtar i asociuar i Këshillit të Evropës, përfshinin, përveç të drejtës për t’u përfaqësuar nga tre anëtarë në atë që atëherë ende quhej Asambleja Konsultative, dhe autorizimin për t’u bashkuar me Këshillin (e Ministrave) në cilësi këshilluese në shqyrtimin e çështjeve të caktuara dhe të marrë pjesë në grupet e punës me ftesë të Këshillit të Ministrave.

    Është veçanërisht domethënëse që territori Saar ratifikoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në të njëjtën kohë kur u bë anëtar i asociuar i Këshillit të Evropës dhe mbeti palë e Konventës deri në bashkimin e territorit me Republikën Federale të Gjermanisë në vitin 1957 në përputhje me atë që ishte në fuqi me nenin 23 të Ligjit Bazik. Rrjedhimisht, Saarland kishte emëruar gjithashtu një anëtare për Komisionin Evropian për të drejtat e Njeriut. Irmgard Fuest ishte anëtare mes viteve 1954-1956.

    Duke pasuar parasysh këto ngjashmëri mes territorit të Saarit dhe Kosovës, ia vlen të merret në konsideratë nëse modeli i Saarlandit do të mund të transferohej ose ndoshta do të duhej të transferohej te Kosova, veçanërisht pasi, siç u përmend, shtete si Republika Federale e Gjermanisë mund të bëheshin anëtare të asocuara në Këshillin e Evropës. Kjo qasje në mënyrë goxha elegante do t’ia mundësonte Këshillit të Ministrave që të shtynte çështjen e statusit ligjor derisa të gjendet zgjidhje përfundimtare dhe konsensuale për çështjen e shtetësisë së Kosovës dhe në këtë mënyrë të shmangë zbulimin e mosmarrëveshjes së brendshme në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut do t’i mundësohej të shqyrtonte në mënyrë gjithëpërfshirëse veprimet e autoriteteve të Kosovës në bazë të standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Kështu, duket se situata e komplikuar dhe komplekse në Kosovë, ashtu si territori Saar në të njëjtën kohë, mund, dhe duhet qartësisht që të konsiderohet qartë se përbën “rrethana të veçanta” sipas kuptimit të nenit 5 të Statutit të Këshillit të Evropës, sidomos pasi nuk duhet të ketë dyshim se Kosova në çdo rast duhet të konsiderohet si vend evropian, ashtu siç kërkohet me nenin 5 të Statutit të Këshillit të Evropës për anëtare e asociuara të Këshillit të Evropës.

    Fraza latine “Ante portas” në gjuhën shqipe përkthehet edhe si “para portave”.

    Andreas Zimmermann është profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe ligjit evropian në Universitetin e Potsdamit në Gjermani. Ai gjithashtu është drejtor i Qendrës së Potsdamit për të Drejtat e Njeriut. Vështrimi është shkruar për “Blog of the Europian Journal of International Law”. Përktheu: Gent Mehmeti.

    Këshilli i Evropës: Kosova ante portas? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Macroni gjuajti sërish me bazukën e tij – dhe Rusia nuk është objektivi i vetëm
    2. Deepfake dhe rreziku nga masivizimi i video mashtrimeve
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Pasqyra që nuk thyhet

    Pasqyra që nuk thyhet

    08/07/20253 Mins Read
    Anti-thaçizmi si dëshmi e shterpësisë së mendimit politik në Kosovë

    Anti-thaçizmi si dëshmi e shterpësisë së mendimit politik në Kosovë

    14/03/202515 Mins Read
    Një kryeministër për apo me mësysh!?

    Një kryeministër për apo me mësysh!?

    22/01/20256 Mins Read
    Pse Kosova mund të përfitojë nga një Presidencë e Trump?

    Pse Kosova mund të përfitojë nga një Presidencë e Trump?

    07/11/20244 Mins Read
    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    25/03/20245 Mins Read
    Top Posts
    Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

    Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

    18/06/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë Maqedonia

    Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë

    18/06/20262 Mins Read

    Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime ligjore me të cilat do të rregullohet…

    Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

    Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

    18/06/2026
    Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrigore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

    Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrigore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

    18/06/2026
    Dy ish-kryetarë të FFM-së dyshohen për “përvetësim në detyrë” prej mbi 180 milionë denarësh

    Dy ish-kryetarë të FFM-së dyshohen për “përvetësim në detyrë” prej mbi 180 milionë denarësh

    18/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    17/06/2026
    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    17/06/2026
    Me te lexuara
    Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë

    Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë

    18/06/2026
    Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

    Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

    18/06/2026
    Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrigore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

    Më 19 qershor maratonë 24-orëshe rrigore, MPB me aksione ndaj shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

    18/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.