Close Menu
    What's Hot
    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

    03/07/2025
    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    03/07/2025
    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

    03/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      03/07/2025
      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

      03/07/2025
      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      VLEN: Zgjidhet çështja e shkollës shqipe në Nerovë

      03/07/2025
      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      Siljanovska Davkova: Nuk dua të besoj që identiteti mund të njihet përmes ajvarit e pinxhurit, deklarata e eurokomisares Kos është e rastësishme

      03/07/2025
      Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

      Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

      03/07/2025
      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      03/07/2025
      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

      03/07/2025
      Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

      VLEN: Zgjidhet çështja e shkollës shqipe në Nerovë

      03/07/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Kur pothuajse asnjë 15-vjeçar nuk e dallon faktin nga opinioni
    Opinion

    Kur pothuajse asnjë 15-vjeçar nuk e dallon faktin nga opinioni

    23/05/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Kur pothuajse asnjë 15-vjeçar nuk e dallon faktin nga opinioni
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Kur pothuajse asnjë 15-vjeçar nuk e dallon faktin nga opinioni

    Përpos që janë gati të fundit në lexim, shkencë e matematikë, 15-vjeçarët nga Kosova nuk kanë treguar rezultate të mira në tri testimet e PISA-s, as sa u përket aftësive të tyre për t’i lexuar e kuptuar tekstet e gjata dhe konceptet abstrakte. Konkretisht, sipas rezultateve, pothuajse asnjëri prej nxënësve të testuar në Kosovë s’ka qenë në gjendje që ta dallojë faktin nga opinioni. Një gjetje e tillë duhet të jetë alarm për tërë shoqërinë dhe të ketë reagim shtetëror e shoqëror. Edhe përmes vendosjes si prioritet të edukimit medial në çerdhe, shkolla e ndoshta edhe në universitete.

    1. – Rezultatet e Testit PISA janë të mira dhe meritojnë që të lexohen nga të gjithë që shqetësohen për arsimin.
    2. – Në rezultatet e Testit PISA konstatohet se pothuajse asnjë nxënës nga Kosova nuk i ka nivelet 5 dhe 6, që janë nivelet ku nxënësit do të mund të ishin në gjendje për ta bërë dallimin mes faktit dhe opinionit.
    3. – Njëri nga shembujt me shqetësues të TESTIT PISA është mungesa e njohurive në shkencë për 15-vjeçarët.

    Fjalia e parë që e lexuat është e mbështetur në OPINION, njësoj si fjalia e tretë. FAKT është vetëm fjalia e dytë, sepse ajo bazohet në dëshmi, në diçka që është vërtetuar në testin PISA 2022, që i ka matur njohuritë e 15-vjeçarëve në 80 vende të botës, e edhe në Kosovë.

    Tri fjalitë janë ndërtuar sipas njërit prej modeleve të testeve të PISA-s, ku 15-vjeçarët e testuar kanë pasur për obligim që t’i klasifikojnë fjalitë, nëse janë FAKTE apo OPINIONE në një recension të shkurtër për librin “Collapse” të Jared Diamond-it.

    Në këtë test, asnjëri prej nxënësve kosovarë nuk i ka arritur nivelet 5 dhe 6 në Testin PISA. Aty nxirret një përfundim se “pothuajse asnjëri prej tyre nuk di që ta dallojë faktin nga opinioni, nuk është në gjendje që të kuptojë tekste të gjata dhe as të merret me koncepte abstrakte”.

    As në vendet e zhvilluara nuk mund të krenohen me këtë pikë, pasi edhe atje rezultati i PISA-s i ka nxjerrë keq. Mesatarisht, një në dhjetë nxënës di që ta dallojë faktin nga opinioni.

    II

    Sipas fjalorëve shpjegues, FAKTI është një ngjarje a veprim që ka ndodhur në të vërtetë, diçka që ekziston, pra diçka që është e vërtetë, diçka që njihet dhe pranohet si e vërtetë dhe shërben për të argumentuar, kundërshtuar e diskutuar, e ardhur në një përfundim. Ndërkaq, opinioni është mendim për një çështje a veprim të caktuar, gjykim a vlerësim nga ne. Që ta thjeshtojmë, fakti është diçka që mund të vërtetohet, e opinioni është një vlerësim subjektiv, një bindje, një besim, një vlerësim a gjykim.

    Mungesa e aftësive për ta dalluar FAKTIN nga OPINIONI te nxënësit vjen nga mungesa e një mendimi kritik për përmbajtjen që e lexojnë, për mënyrën se si i lexojnë tekstet në shkolla e deri te mungesa e një edukimi të mirëfilltë për media.

    Të mos i ngatërrojmë: opinioni nuk është diçka e keqe vetvetiu.

    Sidoqoftë, në këtë kohë, kur secili ka mundësi që të shprehë një opinion në media sociale, problemet thellohen dhe shtohet nevoja për dallimin e tij nga fakti, sepse sot secili është bërë pjesë e hapësirës publike për të dhënë dhe shpërndarë mendime e fakte.

    Dallimin e faktit nga opinioni nuk dinë ta bëjnë as shumica e të rinjve të tjerë në mbarë botën, që janë testuar nga OECD-ja.

    Vetëm nxënësit që i arrijnë nivelet 5 ose 6, sipas PISA-s, janë në gjendje që të kuptojnë tekste të gjata, të merren me koncepte abstrakte dhe ta vendosin dallimin mes faktit dhe opinionit.

    Kosova në vitin 2015, nga gjithsej 70 vende, doli në vendin e 68-të në PISA, e fundit krahasuar me vendet në zhvillim dhe e fundit edhe në rajon.  Herën e dytë, më 2018, u rendit sërish në fund të listës, përkatësisht në vendin e 75-të nga 79 vende pjesëmarrëse. Edhe në testimin e tretë, 15-vjeçarët nga Kosova sërish janë renditur në fund të listës së 80 shteteve pjesëmarrëse, duke u renditur në vendin e 74-t.

    Për këtë dhe shumë arsye të tjera, është urgjente edukimi për media, krijimi i shkathtësive për mënyrën se si t’i përdorim mediat e të mbrohemi nga çrregullimi informativ e posaçërisht të edukohen se si t’i dekonstruktojnë përmbajtjet dezinformuese e propaganduese.

    IV

    Askund më mirë se përmes edukimit, konkretisht edukimit medial, nuk mundësohet thellimi i njohurive për fëmijët e të rriturit për ta bërë dallimin mes faktit dhe opinionit. Përmes edukimit për media në shkolla, përmes sistemit të arsimit, por edhe në edukimin joformal, përmes trajnimeve, përmes diskutimeve dhe përmes organizimit të seminareve, mundësohet krijimi i një grupi të njerëzve me njohuri themelore për funksionimin e mediave, për përmbajtjet e mediave, për agjendat e mediave, për funksionet e mira e të këqija të mediave.

    Te vendet që kanë dalë mirë në Testin PISA, e kanë të tejkaluar debatin për edukimin për media, si në rastin e Finlandës, ku, për shembull, edhe gjuha finlandeze mësohet përmes edukimit medial. Përmes edukimit medial diskutohet fuqia e internetit, diskutohet për çrregullimin informativ te lajmet e rreme, si dhe krijohet gjykim kritik për narrativat e historisë kombëtare.

    Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, nga viti 2009 avokon për një edukim formal përmes lëndëve obligative të edukimit medial. Deri më tash ka një lëvizje të vogël në këtë drejtim, pasi edukimi medial është lëndë zgjedhore, ndërsa janë trajnuar mësimdhënës të shkollave fillore e të mesme nga e gjithë Kosova për ta ligjëruar edukimin medial. Në disa shkolla, tashmë veçse është lëndë zgjedhore dhe fëmijët mund të mësojnë për edukimin medial. Në këtë drejtim, shteti duhet të investojë urgjentisht në shtimin e kapaciteteve teknologjike nëpër shkolla për të mundësuar edukimin medial përmes përdorimit të teknologjisë, pasi aktualisht, sipas Strategjisë së Arsimit 2022-2026, një kompjuter është për 35 nxënës apo në gjithë shkollat publike në Kosovë janë 9 mijë e 138 kompjuterë.

    Urgjenca për edukim medial, sidomos për fëmijët, shtohet kur e sheh secilin fëmijë me telefon në dorë duke shkuar e dalë nga shkolla. Një edukim i tillë i nevojitet secilit grup shoqëror, pa i përjashtuar edukatorët në nivelin parashkollor, mësuesit, arsimtarët e profesorët në të gjitha nivelet e arsimit, e edhe gjeneratat e moshuara që janë bërë përdoruese të mediave sociale.

    Pos Departamentit të Gazetarisë, një punë të mirë për edukimin medial e ka bërë edhe gazeta online “Reporteri”, që ka organizuar trajnim për luftimin e propagandës përmes edukimit medial me komunitete në disa rajone të Kosovës.

    *Ky artikull është realizuar në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Projekti implementimet në partneritet me mediumin “Front Online”. Autori është profesor në Departamentin e Gazetarisë së Fakultetit Filologjik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit. Reporteri.net mban të rezervuar çdo të drejtë për rishpërndarjen e këtij artikulli. 

    Kur pothuajse asnjë 15-vjeçar nuk e dallon faktin nga opinioni / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Kush është kërcënim për Serbinë
    2. Zgjedhjet që nuk ofrojnë zgjidhje ne veri
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Zgjedhje pa garë: Si mbijetojnë kryetarët e komunave pa u sfiduar

    Zgjedhje pa garë: Si mbijetojnë kryetarët e komunave pa u sfiduar

    26/06/20257 Mins Read
    A duhet të befasohemi nga qëndrimi i SHBA për Evropën?

    A duhet të befasohemi nga qëndrimi i SHBA për Evropën?

    26/03/20253 Mins Read
    “Bashkë me Rugovën: Si u ndërtua shteti mes luftës dhe paqes

    “Bashkë me Rugovën: Si u ndërtua shteti mes luftës dhe paqes

    21/01/20253 Mins Read
    Pakti Putin-Kim Jong-un është mundësi për Perëndimin

    Pakti Putin-Kim Jong-un është mundësi për Perëndimin

    24/06/20246 Mins Read
    Rishikimi i rolit dhe mandatit të mekanizmave komunalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë

    Rishikimi i rolit dhe mandatit të mekanizmave komunalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë

    12/04/20248 Mins Read
    Top Posts
    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

    03/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit Sport

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

    03/07/20252 Mins Read

    Fizioterapisti i futbollisti të Liverpool, Diogo Jotas ka zbuluar orët e fundit të futbollistit. Miguel…

    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    03/07/2025
    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

    03/07/2025
    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    VLEN: Zgjidhet çështja e shkollës shqipe në Nerovë

    03/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vdes në moshën 67 vjeçare aktori Michael Madsen, ylli i filmave Reservoir Dogs, Kill Bill dhe Donnie Brasco

    Vdes në moshën 67 vjeçare aktori Michael Madsen, ylli i filmave Reservoir Dogs, Kill Bill dhe Donnie Brasco

    03/07/2025
    Nikos Vertis në Prishtinë? Burime greke raportojnë për takim me biznesmenin kosovar

    Nikos Vertis në Prishtinë? Burime greke raportojnë për takim me biznesmenin kosovar

    03/07/2025
    Pas verdiktit për Diddy reagon Cassie Ventura, dëshmitare kundër tij

    Pas verdiktit për Diddy reagon Cassie Ventura, dëshmitare kundër tij

    02/07/2025
    Me te lexuara
    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

    03/07/2025
    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    03/07/2025
    Konstituohet Këshilli i ri i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele

    Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

    03/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.