Close Menu
    What's Hot
    Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

    Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

    21/11/2025
    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    21/11/2025
    Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

    Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

    21/11/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

      Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

      21/11/2025
      “Janë evakuuar 14 familje”, gazetarja: Ja si paraqitet situata nga reshjet në Vlorë

      “Janë evakuuar 14 familje”, gazetarja: Ja si paraqitet situata nga reshjet në Vlorë

      21/11/2025
      “Situata vazhdon të jetë e rëndë”, gazetari: Në Maliq, janë përmbytur më shumë se 270 hektarë tokë

      “Situata vazhdon të jetë e rëndë”, gazetari: Në Maliq, janë përmbytur më shumë se 270 hektarë tokë

      21/11/2025
      Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Kamioni përplaset me makinën, dyshohet për një viktimë

      Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Kamioni përplaset me makinën, dyshohet për një viktimë

      21/11/2025
      Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një burri për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

      Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një burri për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

      21/11/2025
      Mali i Zi: Do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë

      Mali i Zi: Do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë

      21/11/2025
      Vuçiç në Masakrën e Sarajevës? Presidenti serb është akuzuar se ka qëlluar mbi civilët

      Vuçiç në Masakrën e Sarajevës? Presidenti serb është akuzuar se ka qëlluar mbi civilët

      21/11/2025
      Gëlltiti të gjithë hamburgerin e papërtypur për shkak të një sfide, 22-vjeçari vdes pas 7 ditësh në spital

      Gëlltiti të gjithë hamburgerin e papërtypur për shkak të një sfide, 22-vjeçari vdes pas 7 ditësh në spital

      20/11/2025
      Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

      Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

      21/11/2025
      Mbi 50 shtëpi të prekura nga vërshimet në Resnje

      Mbi 50 shtëpi të prekura nga vërshimet në Resnje

      21/11/2025
      Joveva: Ka skepticizëm për zgjerimin e BE-së, mirëpo kjo nuk duhet të jetë arsye që Shkupi të heqë dorë nga reformat

      Joveva: Ka skepticizëm për zgjerimin e BE-së, mirëpo kjo nuk duhet të jetë arsye që Shkupi të heqë dorë nga reformat

      21/11/2025
      Gashi-Mexhiti: Diskutuam për projektet zhvillimore për Çairin

      Gashi-Mexhiti: Diskutuam për projektet zhvillimore për Çairin

      21/11/2025
      Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

      Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

      21/11/2025
      Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

      Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

      21/11/2025
      Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

      Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

      21/11/2025
      Mbi 50 shtëpi të prekura nga vërshimet në Resnje

      Mbi 50 shtëpi të prekura nga vërshimet në Resnje

      21/11/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

      Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

      21/11/2025

      Zbuloni 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

      21/11/2025
      Shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

      Shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

      21/11/2025
      Balsam natyral për shëndetin, ja si ta përgatisni

      Balsam natyral për shëndetin, ja si ta përgatisni

      21/11/2025
      “Fat, para dhe surpriza gjatë festave të fundvitit”, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’

      “Fat, para dhe surpriza gjatë festave të fundvitit”, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’

      21/11/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Bashkëfajësia, banaliteti i së keqes e mosbindja civile
    Opinion

    Bashkëfajësia, banaliteti i së keqes e mosbindja civile

    30/11/202411 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Bashkëfajësia, banaliteti i së keqes e mosbindja civile
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Bashkëfajësia, banaliteti i së keqes e mosbindja civile

    Një fantazmë po endet mbi Evropën Lindore fantazma e asaj që në Perëndim quhet “mospajtim”. Kjo fantazmë nuk ka dalë nga hiçi, por është një pasojë e natyrshme dhe e pashmangshme e fazës aktuale historike të sistemit që ajo po sfidon. Kështu e nis Václav Haveli esenë e tij të famshme disidente “Fuqia e të Pafuqishmëve”. Një vepër që i kushtoi katër vjet burg, por që vazhdon të frymëzojë edhe sot, duke qenë tejet aktuale për një Shqipëri të zhytur në abuzim, korrupsion dhe apati shoqërore. Mesazhi kryesor është se regjimet autoritare mbahen në këmbë jo vetëm përmes shkeljes me dhunë, por edhe nëpërmjet një bashkëfajësie të heshtur të qytetarëve, të cilët pranojnë të jetojnë në një realitet të rremë të ndërtuar nga sistemi. Thënë ndryshe, autoritarizmi, mbështetet jo vetëm te forca fizike, por edhe te një iluzion fuqie, i cili mbijeton falë pranimit të heshtur dhe përsëritjes mekanike të atyre ritualeve që e bëjnë sistemin funksional. Eseja e tij nuk ishte thjesht një analizë e sistemit komunist në Çekosllovaki, por një manual politik për të gjithë ata që kërkojnë të sfidojnë autokracinë dhe faktikisht frymëzoi shumë disidentë anembanë bllokut komunist.

    Mirëpo koncepti i bashkëfajësisë është trajtuar me hollësi edhe nga të tjerë studiues të shquar, që kanë analizuar faktorët që shkaktuan totalitarizmin në Evropë. Bashkëfajësia është një koncept kompleks që përshkruan mënyrën se si individët dhe shoqëritë, përmes heshtjes së tyre, kontribuojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në ruajtjen dhe forcimin e regjimeve autoritare. Për ta kuptuar këtë dinamikë, është e dobishme të shqyrtojmë së pari studiuesen Hannah Arendt, në veprën e saj të famshme “Eichmann në Jerusalem: Një raport mbi banalitetin e së keqes”. Në këtë libër ajo argumenton se regjimet totalitare mbështeten jo vetëm te liderët e tyre dhe instrumentet e dhunës që ata kanë në dorë, por edhe tek individët që veprojnë si pjesë të një makinerie burokratike pa reflektuar për pasojat morale të veprimeve të tyre. Sipas saj, bashkëfajësia shpesh nuk buron nga urrejtja aktive apo nga qëllime keqdashëse, por nga mungesa e mendimit kritik dhe pranimi mekanik symbyllurazi i rregullave. Ky “banalitet i së keqes” krijon një sistem ku individët bëhen pjesë të një strukture represive, jo për shkak të urrejtjes, por për shkak të zbatimit të urdhrave në mënyrë pasive e rutinore. Raymond Aron nga ana tjetër, në analizën e tij të shoqërive totalitare dhe autoritare, thekson se kompromisi lind jo vetëm nga frika, por edhe nga një inercia shoqërore.

    Sipas tij, individët shpesh zgjedhin të mos ngrenë krye ndaj regjimeve, jo sepse i mbështesin ato aktivisht, por sepse rezistenca mund të jetë e kushtueshme, e padobishme, ose thjesht preferojnë stabilitetin e rremë. Kjo formë pasive e bashkëfajësisë mbron rregullat ekzistuese të lojës, duke krijuar një konsensus të heshtur të pavetëdijshëm që mban pushtetet abuzive në jetë. Një argument të ngjashëm jep edhe Friedrich Hayek, në kryeveprën e tij “Rruga drejt bujkrobërisë”, ku thotë se regjimet autoritare lulëzojnë nëpërmjet erozionit gradual të lirive individuale, pasi individët tregohen të gatshëm që të heqin dorë nga liria në këmbim të rehatisë, stabilitetit ekonomik apo sigurisë. Koncepti i bashkëfajësisë është tejet i dukshëm në realitetin shqiptar, ku një pjesë masive e qytetarëve vazhdojnë të mbështesin një qeveri të zhytur në skandale korrupsioni, me përfshirje në krimin e organizuar në nivelet më të larta të pushtetit, dështime të dukshme në ekonomi dhe premtime të pambajtura elektorale. Arsimi dhe shëndetësia janë në rënie të vazhdueshme, infrastruktura mbetet e prapambetur, kostoja e jetesës vazhdon të rritet, ndërsa emigracioni masiv po zbraz vendin nga më të talentuarit, duke e kthyer gradualisht Shqipërinë në një azil pleqsh. Megjithatë, sondazhet dhe rezultatet zgjedhore tregojnë se një pjesë e shoqërisë zgjedh heshtjen dhe pranimin pasiv. Pavarësisht këtyre problemeve, një pjesë e madhe e shoqërisë vazhdon të tregojë tolerancë ndaj kësaj gjendjeje, shpesh për shkak të frikës nga e panjohura, inercisë, mungesës së besimit tek alternativat, ose përfitimeve të vogla klienteliste që i lidhin qytetarët me sistemin ekzistues.

    Kjo heshtje apo përshtatje me status quo-në në Shqipëri nuk mund të shpjegohet thjesht me mungesën e një opozite, që është e paaftë për të ofruar një alternativë më të mirë. Fundja, mund të mos të pëlqejë opozita, por nuk ka asnjë arsye për të mbështetur apo pëlqyer një qeveri për të cilën ka pafund fakte kokëforta të keqqeverisjes. Albert Hirschman, në veprën e tij “Largim, Protestë apo Besnikëri” analizon opsionet me të cilat përballen individët nën regjimet autoritare: të largohen nga sistemi, të ngrenë zërin kundër padrejtësive apo të tregojnë besnikëri ndaj sistemit. Ai thekson se bashkëfajësia shpesh buron nga një llogaritje për mbijetesë personale, ku individët zgjedhin heshtjen për të shmangur ndëshkimet, ose sepse besojnë se kundërshtimi është i kotë. Në rastin e Shqipërisë, largimi apo arratisja është masive (duke kapur rekordin si vendi me përqindjen më të lartë të të larguarve në botë), besnikëria po ashtu duket tepër e madhe, ndërsa ngritja e zërit, mjerisht sa vjen e po zbehet.

    Ky nënshtrim i heshtur ndaj një realiteti shtypës, qoftë nga frika, apatia, inercia apo përfitimet e vogla personale, është një karakteristikë e përbashkët e të gjitha regjimeve autoritare. Por si mund të thyhet ky rreth vicioz dhe të hapet rruga drejt ndryshimit? Haveli theksonte se fuqia e vërtetë për ndryshim qëndron te refuzimi për të jetuar në gënjeshtër – një akt që, edhe pse duket i vogël, ka potencialin të shembë të gjithë sistemin. Me këtë frymëzim nga Haveli dhe me shpresën te forca çliruese e së vërtetës, po e shkruaj edhe unë këtë shkrim faktikisht. Të jetosh në të vërtetën do të thotë të refuzosh të marrësh pjesë në gënjeshtrën kolektive që një sistem imponon mbi qytetarët. Kjo mund të shfaqet me anë të veprimeve të thjeshta, por domethënëse: një tregtar që nuk pranon të vendosë një poster propagandistik në dyqanin e tij, një punonjës që refuzon të marrë pjesë në një mbledhje të inskenuar për lavdërimin e regjimit, ose një intelektual, që ngre pyetje morale për padrejtësitë e pushtetit, pavarësisht rrezikut të ndëshkimit. Në thelb, ndershmëria dhe guximi moral mund të triumfojnë mbi shtypjen, duke treguar se edhe më të pafuqishmit mund të ndryshojnë historinë nëse zgjedhin që t’i kundërvihen frikës e mashtrimit përmes veprimeve të vogla, por me ndikim të madh.

    Ndërkaq, Arendt sugjeron rikthimin e mendimit kritik dhe gjykimit personal. Ajo nënvizon se njerëzit duhet të ndalojnë së vepruari mekanikisht dhe të marrin përgjegjësi personale për pasojat morale të veprimeve të tyre. Nga ana tjetër, Aron dhe Hayek theksojnë rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie që vlerëson lirinë individuale si dhe i reziston tundimit për stabilitet mashtrues. I pari theksonte se rezistenca nuk duhet parë si një luks, por si një domosdoshmëri për të shmangur degradimin e mëtejshëm të shoqërisë. I dyti shtonte se edukimi mbi liritë individuale dhe ndërtimi i institucioneve që mbrojnë të drejtat janë thelbësore për të mos rënë në grackën e dorëzimit gradual të lirive. Në këtë kontekst, siç kanë argumentuar figura të shquara historike si Mahatma Gandhi, Martin Luther King, mosbindja civile shfaqet si kura më e fuqishme për të thyer zinxhirët e bashkëfajësisë dhe për të sfiduar një status quo që mbijeton falë pranimit të heshtur.

    Mahatma Gandhi zhvilloi konceptin e satyagrahas (forcës së të vërtetës), ku mosbindja civile pa dhunë duhet të përdoret për të përballuar padrejtësinë. Ai argumentonte se në vend të përplasjes fizike me shtypësit, indianët duhet të refuzonin bashkëpunimin me regjimin kolonial britanik, pasi ishte i bindur se një regjim i padrejtë nuk mund të mbijetonte pa pjesëmarrjen dhe miratimin e popullit të tij. Për të mosbindja civile paqësore nuk është thjesht protestë, por një akt moral, që synon të transformojë si shtypësin, ashtu edhe të shtypurin. Martin Luther King në letrën e tij të famshme nga burgu i Birminghamut, argumentonte se kompromisi me padrejtësinë lind nga heshtja dhe pasiviteti, veçanërisht nga ata që e konsiderojnë veten neutralë apo të pavarur. Strategjia e tij e veprimit të drejtpërdrejtë pa dhunë synonte të krijonte një tension që ekspozonte padrejtësinë, duke e detyruar shoqërinë amerikane që të përballej me bashkëfajësinë e saj në shtypjen sistematike raciste.

    Termi i “mosbindjes civile” është përmendur dendur kohëve të fundit nga Partia Demokratike e Shqipërisë, prandaj duhet sqaruar se mosbindja e vërtetë civile është një akt moral dhe politik, që buron nga refuzimi për t’u bërë pjesë e një sistemi të padrejtë dhe jo kryengritjen, përmbysjen me anë të rrugës apo përballjen e dhunshme me të. Veprimet e deritanishme të partisë kryesore opozitare në vend që të frymëzojnë një formë të re të mosbindjes civile, duken si një përsëritje e demonstratave të dhunshme, që kanë dështuar në të kaluarën duke krijuar një ndjesi deja vu të kohës kur në krye ishte Lulzim Basha.

    Mosbindja civile dhe kërkesa aktuale e PD-së për krijimin e një qeverie teknike dallojnë në mënyrë thelbësore në natyrë, mjete dhe qëllime. Mosbindja civile është një akt qytetar i paqtë dhe i qëllimshëm, ku individët refuzojnë të binden ndaj ligjeve ose politikave që i konsiderojnë të padrejta, duke sfiduar hapur normat dhe strukturat e një sistemi. Kjo lëvizje përfaqëson një nismë nga poshtë-lart dhe përdor mjete paqësore si bojkoti, refuzimi, ose protesta simbolike, ndërkohë që shmang dhunën dhe ka si synim edukimin dhe frymëzimin e shoqërisë. Nga ana tjetër, kërkesa për një qeveri teknike, siç është ajo e ngritur nga opozita shqiptare, është një manovër politike nga lart-poshtë, që synon krijimin e një administrate të përkohshme për menaxhimin e zgjedhjeve. Ndërsa mosbindja civile synon ndryshimin e ndërgjegjes kolektive dhe sistemit në thelb, qeveria teknike është një masë pragmatike për të zgjidhur një situatë politike kalimtare. Për më tepër, mosbindja civile është një veprim fisnik dhe universal që nuk favorizon asnjë palë politike, ndërsa kërkesa për një qeveri teknike ka për qëllim të krijojë avantazhe për opozitën në përballjen me mazhorancën. Ndikimi i mosbindjes civile është më afatgjatë dhe shkon përtej lojërave politike të ditës, ndërsa qeveria teknike mbetet një zgjidhje e përkohshme. Shqiptarët duhet t’i kuptojnë mirë këto dallime, në mënyrë që të zgjedhin mjetet më efektive dhe të përshtatshme për të zgjidhur sfidat me të cilat përballen. Në Shqipëri, ku toleranca ndaj një qeverie të përfshirë në korrupsion dhe tejmbushur me dështime është bërë normë, mosbindja civile mund të marrë formën e bojkotit të shërbimeve dhe institucioneve të kapura apo bizneseve që janë të lidhura me qeveritarët; ngritjes së zërit përmes protestave paqësore dhe akteve simbolike të qëndrimit parimor. Po ashtu, një qytetar mund të refuzojë për të paguar ryshfete për shërbime publike, edhe kur kjo e bën procesin më të vështirë.

    Një mësues apo nëpunës mund të refuzojë të marrë pjesë në aktivitete propagandistike të orkestruara nga pushteti. Një profesionist mund të zgjedhë të mos përfshihet në projekte që dihet se janë të kalbura në korrupsion. Qytetari mund të fillojë e të refuzojë që të konsumojë ato media të manipuluara që janë dukshëm të lidhura me pushtetin ose të thotë të vërtetën e të shprehë mospajtimin me realitetin në rrjetet e tij sociale e rrethin e afërt shoqëror. Mbase mundet edhe të shpërndajë “sekretet publike” apo informacionin censuruar përmes bisedave me miq, grupe sociale apo kanale të sigurta të komunikimit. Meqë po afrohen zgjedhjet, qytetarët mund të refuzojnë për të votuar në listat e hapura për kandidatët që njihen publikisht si të korruptuar apo kriminalizuar, duke kërkuar alternativa të ndershme apo të papërlyera. Të gjitha këto, e shumë të tjera të ngjashme janë mosbindja e vërtetë civile, akte të vogla personale, por me ndikim të madh, që sfidojnë bazat e regjimit duke dëshmuar se qytetarët nuk janë më të gatshëm të jenë pjesë e një “gënjeshtre kolektive”.

    Mosbindja civile pra, nuk është thjesht një mjet për ndryshim politik elektoral, por është një akt i thellë etik, që iu jep qytetarëve dinjitet dhe kontroll mbi jetën e tyre. Ajo na kujton se e ardhmja nuk iu takon atyre që pranojnë në heshtje padrejtësinë, por atyre që kanë guximin ta sfidojnë atë me integritet, vendosmëri dhe paqe. Prandaj, mosbindja civile në Shqipëri duhet parë si një proces i vazhdueshëm kolektiv, ku çdo qytetar ka një rol të rëndësishëm dhe ku neutraliteti apo indiferenca nuk kanë vend. Duke ndjekur shembujt historikë të sipërpërmendur, mosbindja civile në Shqipëri mund të jetë një lëvizje që krijon presion paqësor, qëndresë virtuoze dhe solidaritet kolektiv për t’i dhënë fund bashkëfajësisë dhe për të kërkuar ndryshimin. Me anë të veprimeve modeste individuale, por me ndikim të madh, shqiptarët mund ta transformojnë realitetin e tyre dhe ta kthejnë vendin në një shoqëri më demokratike e më të lirë, ku të sundojë ligji dhe lulëzojë ekonomia e tregut. Në fund të fundit, një sistem i padrejtë nuk mund të mbijetojë pa pjesëmarrjen e qytetarëve të tij dhe refuzimi për të bashkëpunuar, duke thënë të vërtetën, është fillimi i fundit për çdo statusquo të padrejtë.

    Bashkëfajësia, banaliteti i së keqes e mosbindja civile / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Zgjedhjet që nuk ofrojnë zgjidhje ne veri
    2. Vetëlëndimi i 20 nxënësve nga sfida e TikToku-ut dhe edukimi për mediat
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Politika dhe Gjeopolitika e Inteligjencës Artificiale

    Politika dhe Gjeopolitika e Inteligjencës Artificiale

    11/08/20257 Mins Read

    A mund të udhëheqë Evropa një botë të braktisur nga SHBA-ja?

    11/06/20255 Mins Read
    Mbyllja e TikToku-ut si opium për popullin

    Mbyllja e TikToku-ut si opium për popullin

    07/01/20259 Mins Read
    Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve europiane

    Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve europiane

    21/06/20246 Mins Read
    Putini dhe Kim, çift i zakonshëm me mision të dyfishtë – çimentimi i rendit të ri botëror

    Putini dhe Kim, çift i zakonshëm me mision të dyfishtë – çimentimi i rendit të ri botëror

    19/06/20246 Mins Read
    Top Posts
    Mbi 50 shtëpi të prekura nga vërshimet në Resnje

    Mbi 50 shtëpi të prekura nga vërshimet në Resnje

    21/11/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale Maqedonia

    Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

    21/11/20252 Mins Read

    Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit në Komuna, shpall…

    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    21/11/2025
    Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

    Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

    21/11/2025
    Mbi 50 shtëpi të prekura nga vërshimet në Resnje

    Mbi 50 shtëpi të prekura nga vërshimet në Resnje

    21/11/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    21/11/2025

    Zbuloni 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

    21/11/2025
    Shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

    Shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

    21/11/2025
    Me te lexuara
    Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

    Perinski: Është hapur thirrja për ekspertë në Qendrën e Burimeve të Qeverisjes Lokale

    21/11/2025
    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    Ja si ndihmon çaji i lëkurës së mandarinave në fuqizimin e shëndetit

    21/11/2025
    Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

    Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

    21/11/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.