Close Menu
    What's Hot
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    27/06/2026
    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    27/06/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

      Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

      25/06/2026

      Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

      25/06/2026
      “Presidenca qipriote e BE, mbështetje për suksesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit”, Hoxha: Forcim i lidhjeve ekonomike në interes të ndërsjellë të të dyja vendeve

      “Presidenca qipriote e BE, mbështetje për suksesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit”, Hoxha: Forcim i lidhjeve ekonomike në interes të ndërsjellë të të dyja vendeve

      25/06/2026
      Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

      Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

      23/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

      Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

      27/06/2026
      Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

      Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

      27/06/2026
      Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

      Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

      27/06/2026
      Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

      Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

      25/06/2026
      Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

      Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

      25/06/2026
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      17/06/2026
      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      17/06/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Aksioni parcial i NATO-s e çliroi Kosovën, por nuk e kompletoi fitoren e Luftës së Ftohtë
    Opinion

    Aksioni parcial i NATO-s e çliroi Kosovën, por nuk e kompletoi fitoren e Luftës së Ftohtë

    11/06/20247 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Aksioni parcial i NATO-s e çliroi Kosovën, por nuk e kompletoi fitoren e Luftës së Ftohtë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Aksioni parcial i NATO-s e çliroi Kosovën, por nuk e kompletoi fitoren e Luftës së Ftohtë

    Intervenimi i NATO-s, vërtet solli ndryshime të konsiderueshme në jetën e shqiptarëve të Kosovës, të mbarë kombit shqiptar, po edhe të Ballkanit, natyrisht duke pasur efekte edhe në raportin ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë në këto hapësira. Ndikimi i intervenimit të NATO-s mbi jetën e shqiptarëve të Kosovës ka qenë vendimtar, që t’i shpëtojnë spastrimit etnik dhe gjenocidit, që ishte planifikuar si “zgjidhje përfundimtare” për çështjen e tyre, nga ana e Serbisë për ta. Aksioni ushtarak i NATO-s u mundësoi shqiptarëve që të ktheheshin në Kosovë e të rifillonin jetën e re në vatrat e tyre, ndonëse ajo ishte shndërruar në një “tokë të djegur”, sikundër pati deklaruar ish sekretari i OKB-së, Kofi Anani. Ndryshimi i madh që ndodhi në Kosovë, pati efekte të caktuara edhe mbi shqiptarët në Maqedoni, të cilët në vitin 2001 parashtruan kërkesa politike për ndryshimin e statusit të tyre në shtetin e përbashkët me maqedonasit.

    Marrëveshja e Ohrit nuk do të ishte e konceptueshme pa atë ndryshim të madh gjeopolitik që ndodhi në Kosovë, ku u instalua NATO-ja dhe veçmas baza amerikane “Bondstill.” Ndërsa, shqiptarët në Luginën e Preshevës faktikisht nuk fituan asgjë, ngase rebelimi i tyre i vitit 2000, u përdor vetëm si presion mbi Millosheviqin, e jo për të zgjidhur problemin e Luginës së Preshevës. Natyrisht, Shqipëria u ndie e çliruar nga presioni i çështjes së pazgjidhur të Kosovës dhe nga problemet e shqiptarëve të Maqedonisë, me çka iu hap rruga e anëtarësimit të saj në NATO. Mund të supozohet se pa bombardimin e NATO-s, Jugosllavia e Zhablakut nuk do të shpërbëhej, që do të thotë se Mali i Zi mund të mos ishte shkëputur nga Serbia dhe sot nuk do të ishte anëtar i NATO-s. Me këto ndryshime që u iniciuan me bombardimin nga NATO-ja të ish Jugosllavisë, sot Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut janë shtete anëtare të NATO-s, ndërsa në Kosovë është e instaluar një bazë ushtarake amerikane. Pra, njëra anë e prospektit human dhe gjeopolitik të jetës së shqiptarëve dhe të Ballkanit, që u iniciua nga bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe e jugosllave, duket mjaft optimiste.

    Por, ana tjetër e këtij prospekti edhe sot është e ngrysët, madje shumë shqetësuese. Na mjafton të përcjellin reagimet e politikanëve dhe medieve serbe në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, që të kuptojmë që gjërat në Serbi nuk kanë ndryshuar aspak. Nuk ka ndryshuar gjendja mentale e popullit serb, nuk ka ndryshuar diskursi i udhëheqësve shte-tërorë e politikë të Serbisë, nuk ka ndryshuar propaganda antiperëndimore e antishqiptare e medieve serbe. (…) Po të analizohen fjalimet e politikanëve të tjerë serbë, të popëve serbë e të jo pak intelektualëve serbë lidhur me Kosovën, shqiptarët dhe bombardimet e NATO-s, mesazhi i Vuçiqit mund të duket i moderuar!

    Pra, në këtë përvjetor, në vend të ndonjë reflektimi, ka shpërthyer një valë e re histerizmi kundër Kosovës, kundër shqiptarëve e kundër NATO-s. Nga ky histerizëm është krejtësisht e qartë se Serbia ka mbetur nën influencën ruse, ka mbetur një vrimë e zezë gjeopolitike në zemër të NATO-s, ka mbetur një kërcënim permanent për Kosovën dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Thënë thjesht, njëzet e pesë vjet pas bombardimeve të NATO-s, Kosova është në gjendje armëpushimi, Ballkani nuk e ka gjetur paqen, Perëndimi nuk e ka kom¬p¬letuar fitoren e Luftës së Ftohtë mbi Rusinë. Pse ndodhi kështu?Kështu ndodhi ngase qëllimet e NATO-s, kur i filloi bombardimet kundër caqeve ushtarake në ish Jugosllavi, më 24 mars 1999, kanë qenë qëllime parciale. Qëllimi i NATO-s nuk ka qenë mundja e plotë ushtarake e ish Jugosllavisë, qëllimi nuk ka qenë as rrëzimi i regjimit të Sllobodan Millosheviqit. (Këtë gjë e deklaroi në njëzetvjetorin e fillimit të bombardimeve, ish zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia.). Qëllimi ushtarak i NATO-s ishte evitimi “i kata¬stro¬fës humanitare”, që në fakt ishte një eufemizëm për spas¬tri¬min etnik dhe gjenocidin, që zbatonte regjimi i Milloshevqit kundër popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj, edhe zgjedhja e caqeve që bombardoheshin ishte selektive, më shumë që të jepeshin sinjale se çfarë mund të pësonte shteti serb-jugo¬sllav, e jo që të arrihej qëllimi ushtarak e politik në mënyrë të shpejtë. Dëmtimi i urave mbi Danub, i disa fabrikave dhe rafinerive të naftës në Pançevë, patën efekte afatmesme mbi shtetin serb, por jo efekte direkte mbi ushtrinë, policinë serbe dhe njësitë e tjera terroriste paramilitare, që po krye¬nin gjenocid në Kosovë, pikërisht në periudhën sa zgjasnin bombardimet e NATO-s (24 mars-9 qershor 1999) Bile, sikun¬dër kujtohet lehtë, në ditët e para, aksioni ushtarak i NATO-s, gjithandej ishte i intensitetit mjaft të ulët. Si duket, pritshmëria e strategëve të NATO-s ishte që regjimi kri¬mi-nal serbo-jugosllav do të kërkonte armëpushim, që në ditët e para dhe ashtu të arrihej një marrëveshje, pa pasur dëme të mëdha dhe pa eskalimin e mëtejshëm të armiqësive. Por, regjimi i Millosheviqit pati një kundërpërgjigje krejt të ndry¬shme, nga ajo që priste NATO-ja. Regjimi intensifikoi dhunën sistematike dhe frontale kundër civilëve shqiptarë, duke e shndërruar në spastrim etnik dhe gjenocid. Vrasjet masive të civilëve në të katër anët e Kosovës dhe dëbimi i të mbijetuarve për në Maqedoni e në Shqipëri, kishte për synim që ta përfshinte rajonin në konflikt dhe ashtu ta trembte NATO-n nga një luftë e përmasave ballkanike, e cila si e atillë nuk do të mund të kontrollohej. Ndërsa djegia sistematike e mbi 100.000 shtëpive dhe ekonomive familjare, e shoqëruar me vrasje kolektive të civilëve dhe me dhunimin e femrave, kishte për synim që të dëbuarit të mos kishin ku të ktheheshin dhe të mos kërkonin të ktheheshin në vendin ku ishin masakruar e torturuar.

    Megjithatë ngadalësinë e aksionit, vendosmëria e NATO-s nuk u vu në dyshim serioz, sado që disa nga shtetet anëtare bënin presion për ndalimin e bombardimeve. Në fakt, vendosmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe kanë qenë vendimtare për ta çuar deri në fund aksionin ushtarak të NATO-s.

    Pas 78 ditësh të aksionit ushtarak të NATO-s, regjimi gjakatar i Millosheviqit, megjithatë, u dorëzua. Me firmosjen e Marrëveshjes së Kumanovës iu hap rruga largimit të forcave terroriste serbe nga Kosova dhe vendosjes së KFOR-it, si një forcë ushtarake paqeruajtëse.

    Pra, Kosova u çlirua nga aksioni ushtarak i NATO-s, por me një çmim tmerrësisht të lartë në jetën e civilëve dhe në shkatërrimin e ekonomive familjare. Ne nuk do ta dimë kurrë se a ka pasur NATO-ja mundësi të tjera për frenimin e Millosheviqit, në një kohë më të shkurtër e me një çmim më të ulët. Mund të supozohet se nëse aksioni ushtarak i NATO-s do të ishte më i fortë në fillim, ashtu siç u bë në fund, ndoshta disa nga pasojat do të ishin evituar. Mbase edhe armiqësia nuk do të kishte arritur në këto përmasa. Por, kjo tashmë është në fushë e hipotezave.

    Ajo që dimë sot është se pa aksionin ushtarak të NATO-s, i atillë çfarë ishte, nuk do të ndërpritej spastrimi etnik dhe gjenocidi serb dhe nuk do të arrihej ky armëpushim, i cili falë KFOR-it mbahet në këmbë të drunjta tash 20 vjet. Ndërsa, paqja e mirëfilltë ndërmjet Serbisë e Kosovës, ende nuk duket askund në horizont, sikundër që nuk është ende në horizont as kompletimi i fitores së Luftës së Ftohtë të Perëndimit mbi Rusinë. Serbia e Kosova kanë mbetur fushëbetejat e fundit të kësaj lufte.

    Aksioni parcial i NATO-s e çliroi Kosovën, por nuk e kompletoi fitoren e Luftës së Ftohtë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Kush është kërcënim për Serbinë
    2. Çfarë ndodh nëse Trumpi ose Bideni nuk mund të kandidojnë më për president?
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Pasqyra që nuk thyhet

    Pasqyra që nuk thyhet

    08/07/20253 Mins Read
    Anti-thaçizmi si dëshmi e shterpësisë së mendimit politik në Kosovë

    Anti-thaçizmi si dëshmi e shterpësisë së mendimit politik në Kosovë

    14/03/202515 Mins Read
    Një kryeministër për apo me mësysh!?

    Një kryeministër për apo me mësysh!?

    22/01/20256 Mins Read
    Pse Kosova mund të përfitojë nga një Presidencë e Trump?

    Pse Kosova mund të përfitojë nga një Presidencë e Trump?

    07/11/20244 Mins Read
    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    25/03/20245 Mins Read
    Top Posts
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht Maqedonia

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/20261 Min Read

    Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se është në zhvillim procesi i vlerësimit të punës…

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    27/06/2026
    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    27/06/2026
    Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    27/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

    Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

    25/06/2026
    Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

    Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

    25/06/2026
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Me te lexuara
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    27/06/2026
    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    27/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.