
Mungesa e infermierëve po bëhet gjithnjë e më alarmante, rreth 6.000 infermierë mungojnë në spitalet në të gjithë vendin, në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, thonë nga Unioni i Infermievëve.
Sipas tyre, shqetësues është fakti se gjithnjë e më shumë infermierë me përvojë po e lënë përgjithmonë profesionin, të pakënaqur me kushtet e punës duke emigruar jashtë vendit.
Nga Unioni i Infermierëve kërkojnë nga ministri i Shëndetësisë pozicion këshillues për infermierë dhe sektor në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Pas takimeve të fundit me ministrin, bëmë propozimet, punuam për të, ishim në grupet e punës me të gjitha kabinetet e ministrave, deri disa herë kemi punuar me ligjin në grupet e punës dhe ua kemi dorëzuar atyre dhe dje kanë ftuar formalisht njerëz të tjerë. Jemi të lodhur nga zgjidhjet e menjëhershme dhe formalitetet i kanë dëshpëruar infermierët. Më në fund i kërkova ministrit një sektor për infermierët dhe i thashë se një nga kërkesat më të mëdha në këtë moment është një pozicion këshillues për infermierë në Ministrinë e Shëndetësisë, një sektor në Ministrinë e Shëndetësisë.”, theksoi kryetarja e Unionit të Infermierëve, Gordana Beshlioska.
Nga Unioni i Infermierëve thonë se është e nevojshme të miratohet një ligj për infermierët që do ta rregullojë këtë profesion në aspektin e arsimit, detyrave të punës dhe përgjegjësive.
Sipas të dhënave nga Unioni “Për ne”, gati 2.000 punonjës të kujdesit shëndetësor e lanë Maqedoninë brenda një viti dhe shkuan të punonin në vendet e Evropës Perëndimore për kushte më të mira pune. /rtvm2