Close Menu
    What's Hot
    Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

    Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

    08/11/2025
    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    08/11/2025
    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    “Më arrestoni, ose do të vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    08/11/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Interes për arsimin profesional, rritet numri i vajzave që zgjedhin degë të cilat kërkohen nga tregu i punës

      Interes për arsimin profesional, rritet numri i vajzave që zgjedhin degë të cilat kërkohen nga tregu i punës

      08/11/2025
      Kishte kthyer lokalin në ‘fole’ për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

      Kishte kthyer lokalin në ‘fole’ për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

      08/11/2025
      Interes për “Paketën e Maleve“, 92 kërkesa nga banorë të zonës së Maliqit

      Interes për “Paketën e Maleve“, 92 kërkesa nga banorë të zonës së Maliqit

      08/11/2025
      “Vendimi i kushtetueses, fitore e Veliajt”, flet këshilltari ndërkombëtar i kryebashkiakut të Tiranës

      “Vendimi i kushtetueses, fitore e Veliajt”, flet këshilltari ndërkombëtar i kryebashkiakut të Tiranës

      08/11/2025
      “5 vjet pa drejtësi”, OVL e UÇK protestë simbolike para zyrave të EULEX

      “5 vjet pa drejtësi”, OVL e UÇK protestë simbolike para zyrave të EULEX

      05/11/2025
      26-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një apartament në Selanik, kishte plagë me armë zjarri në kokë

      26-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një apartament në Selanik, kishte plagë me armë zjarri në kokë

      05/11/2025
      Tragjedi në Bosnje-Hercegovinë, shtëpia e të moshurave përfshihet nga flakët, 10 viktima e 20 të plagosur

      Tragjedi në Bosnje-Hercegovinë, shtëpia e të moshurave përfshihet nga flakët, 10 viktima e 20 të plagosur

      05/11/2025
      Pezullohet hetimi kundër Dodikut dhe të tjerëve për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës

      Pezullohet hetimi kundër Dodikut dhe të tjerëve për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës

      04/11/2025
      Vijon pastrimi i shtratit të lumit Vardar në Shkup

      Vijon pastrimi i shtratit të lumit Vardar në Shkup

      08/11/2025
      PTHP Manastir: Katër persona do të ndiqen penalisht për organizim të përleshjeve me qen

      PTHP Manastir: Katër persona do të ndiqen penalisht për organizim të përleshjeve me qen

      08/11/2025
      VLEN: Bekim Sali do të jetë zëvendës kryeministër

      VLEN: Bekim Sali do të jetë zëvendës kryeministër

      08/11/2025
      LSM: Qytetarët detyrohen të kursejnë në ushqime me qëllim që të përballojnë shpenzimet e larta

      LSM: Qytetarët detyrohen të kursejnë në ushqime me qëllim që të përballojnë shpenzimet e larta

      08/11/2025
      Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

      Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

      08/11/2025
      “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

      “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

      08/11/2025
      “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

      “Më arrestoni, ose do të vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

      08/11/2025
      Vijon pastrimi i shtratit të lumit Vardar në Shkup

      Vijon pastrimi i shtratit të lumit Vardar në Shkup

      08/11/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Rreziku i jetës së ulur dhe roli i kakaos, si mund t’i mbrojmë enët e gjakut

      Rreziku i jetës së ulur dhe roli i kakaos, si mund t’i mbrojmë enët e gjakut

      08/11/2025
      Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

      Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

      08/11/2025
      Arti italian në zi, ndahet nga jeta dirigjenti Peppe Vessicchio

      Arti italian në zi, ndahet nga jeta dirigjenti Peppe Vessicchio

      08/11/2025
      Frutat e thata forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

      Frutat e thata forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

      08/11/2025
      Hapat konkretë për një zemër të shëndetshme! Ja çfarë duhet të dini

      Hapat konkretë për një zemër të shëndetshme! Ja çfarë duhet të dini

      07/11/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Shqiperia»Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia zbardh dinamikën e krimit: Si u fut arma në sallën e e Gjykatës së Apelit Tiranë
    Shqiperia

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia zbardh dinamikën e krimit: Si u fut arma në sallën e e Gjykatës së Apelit Tiranë

    07/10/20255 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia zbardh dinamikën e krimit: Si u fut arma në sallën e e Gjykatës së Apelit Tiranë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia zbardh dinamikën e krimit: Si u fut arma në sallën e e Gjykatës së Apelit Tiranë

    Policia e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme (6 tetor), ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit nr. 3 në Gjykatën e Apelit, rreth orës 15:35. Si rezultat, tre persona janë vënë në pranga, përfshirë autorin e vrasjes dhe dy të tjerë që dyshohet se kanë pasur rol në ndihmën apo lejimin e këtij akti.

    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjyqtari Kalaja po shqyrtonte një çështje civile që lidhej me kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, kur 30-vjeçari Elvis Shkambi e qëlloi për vdekje menjëherë pas shpalljes së vendimit.

    Policia ka zbuluar se në momentin kur autori ka hyrë me armë në ambjentet e Gjykatës, detektori i metaleve në hyrje të sallës sinjalizoi me dritë të kuqe, por punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, nuk ndërhyri. Ai nuk kreu asnjë kontroll fizik, qëndroi i ulur dhe nuk evidentoi në librin e protokollit personat që hynë në ambientet e gjykatës, siç kërkohet nga rregulloret e sigurisë.

    Policia po heton më tej për të kuptuar nëse ka pasur neglizhencë sistematike në protokollet e sigurisë dhe nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë në këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe institucionet e drejtësisë.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:

    Përmbyllen veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 06.10.2025, ku rreth orës 15:35, u vra me armë zjarri gjyqtari A. K., nga shtetasi E. Sh., brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë, zbardhet i plotë mekanizmi i vrasjes.

    Së bashku me autorin e vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes, arrestohen edhe shtetasit G. Sh. dhe B. K.

    Më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A. K., i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin R. K, i shoqëruar nga djali i tij E. K., si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin G. Sh, i shoqëruar nga nipi i tij E. Sh.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbime të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë masa për shoqërimin e autorit si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen.

    Njëkohësisht, grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar me veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje, si më poshtë:

    Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

    Të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

    Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.

    Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

    Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:
    • E. Sh., 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    • G. Sh., 56 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;
    • B. K., 63 vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje.

     

    /vizionplus.tv

    Lexo edhe:

    1. Zbardhen 7 vjedhje në Tiranë, arrestohen 3 persona
    2. Mazhoranca shmang “Beqajn“, opozita kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Reshje lokale shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Reshje lokale shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

    28/10/20251 Min Read
    Aksident tragjik në Tropojë, humb jetën 20-vjeçari, në gjendje të rëndë një tjetër

    Aksident tragjik në Tropojë, humb jetën 20-vjeçari, në gjendje të rëndë një tjetër

    12/05/20241 Min Read
    Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën me të cilën po udhëtonte i mituri

    Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën me të cilën po udhëtonte i mituri

    11/05/20241 Min Read
    Balla përplaset me Bardhin te “Ligjet”, ministri: Ti ke fjetur me Lulin! Deputeti i PD: Mos u merr me mua

    Balla përplaset me Bardhin te “Ligjet”, ministri: Ti ke fjetur me Lulin! Deputeti i PD: Mos u merr me mua

    16/04/20242 Mins Read
    Kreditimi në rritje, pavarësisht kostove: Koha për kredi afatshkurtra

    Kreditimi në rritje, pavarësisht kostove: Koha për kredi afatshkurtra

    26/02/20244 Mins Read
    Top Posts
    Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

    Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

    08/11/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm! Bota

    Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

    08/11/20253 Mins Read

    Ministria e Brendshme britanike raportohet se po studion politikat e Danimarkës për të reduktuar migracionin…

    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    08/11/2025
    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    “Më arrestoni, ose do të vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    08/11/2025
    Vijon pastrimi i shtratit të lumit Vardar në Shkup

    Vijon pastrimi i shtratit të lumit Vardar në Shkup

    08/11/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Rreziku i jetës së ulur dhe roli i kakaos, si mund t’i mbrojmë enët e gjakut

    Rreziku i jetës së ulur dhe roli i kakaos, si mund t’i mbrojmë enët e gjakut

    08/11/2025
    Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

    Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

    08/11/2025
    Arti italian në zi, ndahet nga jeta dirigjenti Peppe Vessicchio

    Arti italian në zi, ndahet nga jeta dirigjenti Peppe Vessicchio

    08/11/2025
    Me te lexuara
    Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

    Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm!

    08/11/2025
    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    08/11/2025
    “Më arrestoni, ose do vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    “Më arrestoni, ose do të vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    08/11/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.