
Sistematizimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme është pezulluar, kjo pasi ministri Pançe Toshkovski ka vendosur të pezullojë Ligjin e ri për policinë dhe atë për Punë të Brendshme.
Ai këtë e konfirmoi ai në një emision në televizionin Alfa, dhe tha se ky propozim vjen pas kritikave nga LSDM-ja.
“Ligji duhej të hyjë në fuqi nga 1 korriku, por që të mos dale se po bëjmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, në këtë periudhë prej dy vitesh do të ketë mjaftueshëm mundësi dhe kohë për debat, nëse përcaktime të caktuara ligjore janë të sakta ose të pasakta. Do ta prolongojmë ligjin 2 vite.”, deklaroi, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ligji për polici parashihte edhe sistematizim të ri në MPB, shkurtimin e pozitave dhe subordinimin e ri në polici.



