
Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Të gjithë kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët tre të mitur, ndërsa dy kanë marrë pjesë edhe në aksidente rrugore.
“Pesë persona në Tetovë (dy prej tyre të mitur), tre në Shkup, dy në Prilep (njëri i mitur) dhe nga një person në Dellçevë, Shtip, Gjevgjeli, Zajas dhe Demir Hisar kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi. Njëri nga të miturit në Tetovë dhe një shofer tjetër më parë kishin qenë të përfshirë në aksidente rrugore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse”.
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.




