
MPB njofton se ka gjetur dhe ndaluar personin i cili dyshohet se ka djegur veturat pranë ambasadës së Bullgarisë në Shkup.
“Menjëherë pas denoncimit për zjarrin në dy automjete zyrtare në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, sot (15.06.2026) në ora 12:13, SPB Shkup ndërmori masa dhe aktivitete intensive për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit.
Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra, në një periudhë të shkurtër kohore u identifikua dhe u gjet personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se e ka kryer veprën. Bëhet fjalë për I.D. (44) nga Shkupi, i cili është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor.
Gjatë veprimeve të ndërmarra është gjetur edhe veshja që personi kishte veshur në momentin e kryerjes së veprës. Në koordinim me prokurorin publik kompetent po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës ndaj personit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës me procedurë urgjente”, thonë nga MPB./Telegrafi/





