
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë, me periudha të herëpashershme me diell, njofton Departamenti Meteorologjik.
Në pasdite priten reshje të lehta lokale të herëpashershme, dhe ka kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 21 deri në 27 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell dhe erë të dobët të ndryshueshme.
Temperatura minimale do të bjerë në 9 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë 25 gradë.



