
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se është takuar me përfaqësuesit e markteve më të mëdha në vend, me të cilët ka diskutuar për uljen e çmimeve të ushqimeve.
“Dje u zhvillua një takim pune me përfaqësuesit e marketeve më të mëdha në vend, kushtuar trajtimit të inflacionit dhe rritjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore.
Në periudhën në vijim, do të pasojnë takime edhe me furnizuesit dhe prodhuesit, me qëllim që të kontribuojnë së bashku që inflacioni vjetor dhe çmimet e produkteve bazë në korrik të mbeten nën 3 përqind.
Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj masave që mbrojnë standardin e jetesës dhe ofrojnë siguri më të madhe për qytetarët”, njofton Mickoski./Telegrafi/






