
Sipas LSDM-së, mediat gjermane, me analizat e tyre mbi humbjen e Viktor Orbanit, konfirmojnë tezën e partisë të paraqitur në muajt e fundit.
LSDM vlerëson se rënia e Orbanit nuk është vetëm çështje e brendshme politike në Hungari, por një ngjarje me pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë rajonin, veçanërisht për politikanët që, siç deklarojnë ata, ishin nën mbrojtjen e tij – midis tyre Hristijan Mickoski, si dhe Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik, të cilët i përshkruajnë si pjesë të “vëllazërisë autoritare”.
LSDM citon gjithashtu një qëndrim nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, sipas së cilës Orban ka ndërtuar një rrjet qendrash analitike joliberale, mediash dhe partish, me mbështetje financiare dhe politike, e ardhmja e të cilave tani është e pasigurt.
LSDM pretendon se rënia e Orbanit konfirmon ekzistencën e një rrjeti ndikimi, financimi dhe abuzimi me median jashtë standardeve demokratike evropiane, si dhe se “ombrella” mbi Ballkanin që mbronte këtë model politik po mbyllet.





