
“Gënjeshtrat e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së se LSDM-ja është tradhtare dhe se Marrëveshja e Prespës është një kërcënim për identitetin maqedonas janë konfirmuar. Së pari, Hristijan Mickoski pranoi se Marrëveshja e Prespës është një kryevepër e diplomacisë. Pastaj Timço Mucunski pranoi se NATO është një gjë fenomenale”, njoftoi sot LSDM-ja.
Ata thonë se “tani Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pranuar se çështja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar maqedonas është zgjidhur. Të tre, një nga një, kanë konfirmuar të vërtetën që LSDM-ja ka thënë prej vitesh. E tëra çfarë mbetet është që ata t’u pranojnë qytetarëve të gjitha gënjeshtrat, fushatat e rreme, akuzat dhe vitet e humbura”.
“Tani është radha e tyre të pranojnë se edhe përfshirja e pakicave në Kushtetutë nuk është kërcënim për identitetin maqedonas. Pakicat nuk janë armiq të Maqedonisë. Ato janë bashkëqytetarët tanë, fqinjët, miqtë, kolegët. Asnjë pakicë nuk kërcënon identitetin maqedonas. Ajo që kërcënon Maqedoninë është krimi, korrupsioni, izolimi dhe bllokimi i së ardhmes evropiane i kryer nga OBRM-PDUKM”, thuhet në reagimin e LSDM-së.




