
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e (IFES), mbajti një takim treditor pune kushtuar vlerësimit të detajuar të procesit të kaluar zgjedhor dhe përcaktimit të hapave strategjikë të ardhshëm për avancimin e punës së institucionit.
Bazuar në Raportin Përfundimtar të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Lokale 2025 dhe hulumtimet relevante mbi perceptimin e publikut, anëtarët e Komisionit, shërbimi profesional dhe njësitë rajonale, përmes një diskutimi të hapur mbi sfidat teknike dhe logjistike në terren, hartuan me sukses Planin e aktiviteteve të KSHZ-së për periudhën e ardhshme gjashtëmujore, i orientuar drejt forcimit të efikasitetit të brendshëm, ngritjes së standardeve profesionale dhe përmirësimit të vazhdueshëm të funksionalitetit të administratës zgjedhore në kuadër të kompetencave të saj ligjore.
“Falënderim për partnerët tanë afatgjatë nga Electoral Support Programme për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe ndihmën profesionale të orientuar drejt forcimit të integritetit zgjedhor, modernizimit të proceseve dhe zhvillimit afatgjatë të kapaciteteve të administratës zgjedhore. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për forcimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor”, deklaruan nga KSHZ.



