Që nga shpallja e zgjedhjeve, rrjedh edhe afati për paraqitjen e vëzhguesve të zgjedhjeve lokale, që përfundon më 8 tetor.
Kërkesat për vëzhgim të zgjedhjeve në KSHZ mund t’i dorëzojnë të gjitha shoqatat vendase dhe organizatat e huaja që janë të regjistruara në përputhje me ligjin, të paktën një vit para ditës së zgjedhjeve, dhe statutet e të cilave përfshijnë parimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, përfshirë përfaqësuesit e mediave.
Parashtruesit e kërkesave për monitorimin e zgjedhjeve dorëzojnë Kërkesë për regjistrim të vëzhguesve në procesin zgjedhir, ndërsa përfaqësuesit e mediave të huaja dorëzojnë një Formular për akreditimin e mdiave. Të dy kërkesat janë të disponueshme në ueb faqen www.sec.mk.
Shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, përveç Kërkesës, paraqesin edhe një kopje të Statutit të shoqatës, një kopje të regjistrimit pranë një autoriteti kompetent, një listë vëzhguesish dhe një kopje të një dokumenti identifikimi të vëzhguesve të propozuar.
Organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, përveç Kërkesës për vëzhgim, paraqesin edhe një Listë të vëzhguesve dhe një kopje të dokumenteve të identifikimit të vëzhguesve të propozuar.
Përfaqësuesit e mediave të huaja, përveç Kërkesës për akreditim të mediave, paraqesin listë të gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe një kopje të një dokumenti identifikimi.
Përfaqësuesit e mediave nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i nënshtrohen një procesi akreditimi.
Kërkesat me shtojcat e nevojshme dorëzohen në email adresën observer@sec.mk, jo më vonë se dhjetë ditë para ditës së votimit, përkatësisht jo më vonë se 8 tetor 2025, deri në orën 24:00.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’u lëshojë autorizim të gjithë parashtrueve për vëzhgim dhe monitorim të zgjedhjeve që plotësojnë kërkesat jo më vonë se shtatë ditë pas marrjes së kërkesës
KSHZ: Deri më 8 tetor do të jetë afati për akreditimin e vëzhguesve në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.