Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se punonjësit aktual shëndetësor në spitalin e Tetovës kanë kontrata valide deri në fund të vitit 2025 dhe se është marrë pëlqim pozitiv për punësimin e tyre me vendime.

Lexo po ashtu
ASH: Azir Aliu po manipulon me punonjësit shëndetësor të spitalit të Tetovës, nuk ka vendime sepse aktualisht e ndalon Ligji për Zgjedhje

Reagimi vjen pasi nga Aleanca për Shqiptarët thanë se premtimet e ministrit Azir Aliu për punësimin e punonjësve shëndetësor është vetëm shantazh dhe premtim, pasi me ligj tani ndalohen punësimet shkaku i zgjedhjeve lokale.

Sipas Ministrisë, të gjithë punonjësit aktualë kanë kontrata të vlefshme pune me kohë të caktuar deri më 31 dhjetor 2025. Po ashtu, është siguruar pëlqimi nga Ministria e Financave për punësimet në këtë institucion, ndërsa si dëshmi është paraqitur edhe dokumentacion përkatës, i cili hedh poshtë pretendimet se Fondi për Sigurim Shëndetësor ka dhënë përgjigje negative.

“Konkurset për punësim janë shpallur, dhe testimet e kandidatëve janë zhvilluar më 7 gusht 2025, e jo “para 10 ditësh” siç është raportuar në disa media. Procedura e punësimeve është aktualisht e pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale, por Ministria thekson se menjëherë pas përfundimit të tyre procesi do të vazhdojë deri në përfundim dhe të gjithë kandidatët do të marrin vendimet përkatëse. Përhapja e njoftimeve të pabazuara dhe përdorimi i informacionit të rremë po dëmton Ministrinë e Shëndetësisë si institucion dhe po krijon panik të panevojshëm te punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët çdo ditë kujdesen për shëndetin e bashkëqytetarëve tanë”,  thuhet në reagimin e Ministrisë.

MSH: Procedura e punësimit të punonjësve shëndetësor është pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve, kandidatët do t’i marrin vendimet pas zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version