Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila prej dekadash konsiderohet një nga figurat më të guximshme dhe më inovative të muzikës shqiptare, ka rrëfyer së fundmi detaje të ndjera nga jeta dhe karriera e saj.

E njohur për thyerjen e tabuve dhe krijimin e një historie unike në skenën muzikore, Adelina foli pa dorashka për sfidat, zhgënjimet dhe momentet që e kanë formësuar si artiste.

Në intervistë, ajo pranoi se ndjenja e vlerësimit dhe respektit që merr ndryshon nga vendi në vend.

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën”, u shpreh këngëtarja në rtv21.

Me këto fjalë, Adelina shpalosi një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj publikut dhe mediave shqiptare, të cilat sipas saj e kanë ndihmuar ta ringrejë dhe ta mbrojë imazhin e saj artistik në momentet më të vështira.

Rrëfimi i saj u pa si një dëshmi e sinqertë e realitetit me të cilin përballen artistët, ku suksesi shpesh shoqërohet me kritika dhe paragjykime, por edhe si një shenjë e forcës së saj për të ecur përpara dhe për të mos lejuar që negativiteti ta ndalë pasionin e saj për muzikën.

Adelina Ismaili: Shqipëria më ka shpëtuar karrierën, në Kosovë disa më futën në lloq / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version