Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ do të zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të i festivalit më të madh të muzikës në Europë do të nis në orën 21:00  dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla ‘St. Jakobshalle’.

26 shtete do të ngjiten në skenën e magjishme për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku.

Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare.

Pas pak nis finalja e Eurovisionit, këtu mund ta ndiqni LIVE / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version