minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Edi Rama: Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë - Shqiperia.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit.

Ai ka uruar që ky muaj të sjell afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e të gjithë besimtarëve.

“Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime. Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Edi Rama: Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version