minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht - Shqiperia.info

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se është në zhvillim procesi i vlerësimit të punës së të gjithë ekzekutivit në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë.

Ai tha se janë zhvilluar takime me partnerët e koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, ndërsa shprehu bindjen se VLEN do të forcohet pas këtij procesi.

“Spo bëhet vlerësimi i të gjithë ministrave dhe dikastereve. Kemi pasur disa takime me partnerët e qeverisë dhe VLEN nga ky rikonstruim do të dalë shumë më i fuqishëm, me shumë më tepër potencial politik”, deklaroi Mexhiti për Zyrtare.net.

Sipas tij, qëllimi i rikonstruimit është dinamizimi i punës së ekzekutivit dhe përshpejtimi i realizimit të premtimeve zgjedhore të VLEN-it.

Share.
Exit mobile version