minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Gazetarët e Eurovisionit e renditin Shqipërinë të katërtën - Shqiperia.info

Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovisionit në Basel të Zvicrës.

Atje do të ngjitet sërish në skenë “Shkodra Elektronike” që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Zjerm”.

Gazetarët e akredituar në Eurovision para finales kanë dhënë votën e tyre, duke e renditur Shqipërinë në vendin e katërt me 302 vota, shkruan Reporteri.net.

Në votim kanë marrë pjesë 84 gazetarë të akredituar, ku në vendin e parë është renditur Franca me 430 vota, e dyta Finlanda me 346, e treta Suedia me 326 vota.

Spektakli fillon në orën 21:00 (CEST) dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla “St. Jakobshalle” në Bazel të Zvicrës, duke u shfaqur gjithashtu në YouTube për publikun ndërkombëtar, ndërsa
Shqipëria performon e 26-ta në garë.

Pas performancave, publiku dhe juritë kombëtare do të japin votat e tyre për të vendosur se kush do të shpallet fitues i Eurovision 2025.

Kujtojmë se kënga e Shqipërisë “Zjerm” mori vëmendje anë e kënd botës, duke u cilësuar si një këngë e ndjerë, por edhe e interpretuar në mënyrë fantastike.

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca gjithashtu u ndjen tejet falënderues për mbështetjen që po marrin në këtë rrugëtim. /Reporteri.net/.

Gazetarët e Eurovisionit e renditin Shqipërinë të katërtën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version