“Qeveria e OBRM-PDUKM-së është kapur në një skandal të madh. Një person nën hetim aktiv nga OLAF, Zyra Evropiane për Luftën kundër Mashtrimeve, është emëruar nga Qeveria si personi i parë në krye të Agjencisë Kombëtare që menaxhon paratë nga Erasmus+. Kjo është një humbje e madhe edhe për sistemin arsimor, sepse e rrënon plotësisht besimin e të rinjve në institucione. Dhe në vend që të kërkojë përgjegjësi, ministrja Janevska thotë se “misioni do të vazhdojë”. Cili mision? I interesave partiake dhe biznesore? OBRM-PDUKM u përpoq ta fshehë të vërtetën, por vetëm e thelloi edhe më shumë krizën e Qeverisë”, kështu reagua nga opozitarja LSDM-së lidhur me emërimin e Ana Mihajlova në krye të agjencisë për fondet europiane – Erasmus+.

Nga LSDM thonë se edhe BE ka qenë kundër emërimit të Mihajllov në krye të Erasmusit.

“A ka dhënë Bashkimi Evropian pëlqimin që Ana Mihajlov të zgjidhet ushtruese detyre drejtoreshë? Sipas sinjalizuesve që na dërguan informacionet, përgjigjja është JO. Përkundrazi, burimet tona thonë se nga Brukseli është komunikuar qartë se konkursi publik i shpallur është i paligjshëm dhe se duhet të përsëritet menjëherë për të pasur kandidatë të rinj. Sinjalizuesit informojnë se një nga arsyet kryesore për këtë është pikërisht kandidatura e Ana Mihajlov – personi më i kontestuar në të gjithë procedurën. Në vend që pushteti të respektojë procedurat dhe të kërkojë mendim nga BE për një person të pranueshëm, në mënyrë të paskrupullt dhe pas shpinës së publikut e emëron të njëjtën person si ushtruese detyre. Pse? Nga viti 2014 deri më 2017, kur Mihajlov (atëherë Mitrovska) ka qenë përgjegjëse për vlerësuesit në Agjencinë Kombëtare, së bashku me kumbaren e saj Dorina Gjorgjeva Mitrovska, janë ndarë mbi 8 milionë euro. A janë ndarë këto 8 milionë euro në mënyrë të ligjshme apo janë pjesë e një hetimi për përvetësim të fondeve evropiane? Cila është roli i Bozhko Nelkoski – drejtori i parë i agjencisë dhe mentori i drejtoreshës së re ushtruese detyre? A është pikërisht Nelkoski i përmendur në raportin e OLAF si nismëtar i përvetësimit të organizuar dhe i ndarjes së paligjshme të fondeve? Cila është lidhja me firmat ‘Silver Lion Services’ dhe ‘Agronomia Organika’? A janë këto kompani pjesë e të njëjtit rrjet tenderësh të dyshimtë dhe abuzimesh të identifikuara nga OLAF? Në xhepat e kujt kanë përfunduar 8 milionë euro para evropiane?”, pyesin nga LSDM.

Ata kanë kërkuar shkarkimin e Mihajllov dhe poashtu kanë kërkuar që Prokuroria të veprojë sipas gjetjeve të OLAF dhe të gjithë të përfshirët në këtë skandal të përgjigjen.

LSDM: Emërimi i Ana Mihajllov në krye të “Erasmus” është humbje e madhe për sistemin arsimor, ka abuzuar me fonde evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version