minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
ASH: Anëtari në KSHZ nuk i takon LEN-it - Shqiperia.info

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri thotë se anëtari në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nuk i takon Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN).

Lexo po ashtu
LEN: Mitrevski nuk ka dhënë premtim për anëtarin e KSHZ-së

Lidhur me kritikat e LEN-it se anëtari i propozuar nga Partia Demokratike Europiane nuk mund të pranohet për shkak, sipas tyre, PDE është pjesë e ekzekutivit, Neziri tha se me këtë logjikë, tani edhe OBRM-PDUKM është në Qeveri.

“Jo nuk i takon për shkak se neni 2 i Kodit Zgjedhor lë mundësinë që barometër të jenë zgjedhjet e fundit parlamentare. Atëkohë ai vend i ka takuar ASH-së dhe ai vend vazhdon t’i takojë ASH.

Këto nuk kanë qenë opozitë dhe sipas logjikës së kësaj lëvizjeje gjatë procesit të mandatit parlamentar, ne tani edhe OBRM-PDUKM-së duhet t’i themi se nuk ju takon anëtari sepse jeni pjesë e shumicës parlamentare që nuk mbanë logjikë”, tha Adnan Nezir.

Neziri tha se Fadil Zendeli dhe Lëvizja Besa po ashtu ka vendin e tij në KSHZ nëpërmjet LSDM, sepse me ata ishin në koalicion, Izet Mexhiti është i përfaqësuar nëpërmjet BDI-së.

“Prandaj urojmë që deputeti i vetëm që i ka ngelur Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli të ketë shkuar te kryetari i parlamentit, Jovan Mitrevski kuadër i LSDM-së dhe të ketë kërkuar nga LSDM një nga tre anëtaret që ka ajo në KSHZ, ndërsa anëtari i opozitës shqiptare është i shqiptarëve dhe i Aleancës për Shqiptarët dhe jo i LSDM-së” shtoi Neziri.

ASH: Anëtari në KSHZ nuk i takon LEN-it appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version