
Një tjetër provë se partia “pro-maqedonase” e Mickoskit, gjysma e së cilës kanë pasaporta bullgare, në fakt nuk dëshiron të jetë maqedonase, thotë kreu i LSDM-së, Venko Filipçe.
Reagimi i kreut të LSDM-së vjen pasi një projektligj që do t’u kërkonte ministrave të kishin vetëm shtetësi maqedonase nuk u miratua sot në Kuvend.
https://telegrafi.com/ne-kuvend-nuk-kalon-propozimi-i-lsdm-se-qe-ministrat-te-kene-vetem-shtetesi-te-rmv-se/
“E gjithë qeveria mund të përbëhet nga qytetarë bullgarë, por pakicat nuk mund të hyjnë në Kushtetutë. Mjaft me gënjeshtrat tuaja. Qytetarët thonë qartë: Duam BE-në!”, shkroi Filipçe në “X”./Telegrafi/





