
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se nesër në disa vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.
Proceset lokale do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira më të bollshëm, shkarkime elektrike, erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, në pjesë të luginës jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.
Do të fryjë erë e moderuar, në pjesë të luginës herë pas here erëra të forta nga veriu./Telegrafi/






