
Drejtoria Doganore informon se në dy javët e fundit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë zbuluar tre përpjekje për kontrabandë ari.
Siç deklaroi Drejtori i Administratës, Boban Nikollovski, bëhet fjalë për një total prej 285 gramësh ari me një vlerë të parashikuar prej rreth 23 mijë eurosh.
“Ne po monitorojmë zhvillimet dhe trendet në botë dhe po caktojmë profile të përshtatshme rreziku”, tha Nikollovski.
Drejtoria Doganore thekson se një tjetër përpjekje për kontrabandë ari është parandaluar më parë në pikën kufitare Bogorodicë.
Në të gjitha rastet, ari është sekuestruar dhe kundër të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale.
Drejtori i Doganave kujtoi gjithashtu një rast të mëparshëm kur doganierët në aeroportin e Shkupit parandaluan kontrabandën e 1.7 kilogramëve bizhuteri të çmuara ari, të cilat u vlerësuan në gati një milion euro gjatë procedurave gjyqësore.



