
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska mori pjesë në pjesën e parë të ngjarjes “Dita e IFC-së” në Maqedoni, e organizuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC).
Ministrja theksoi se në kushtet e sfidave globale, investimet, inovacionet dhe një sektor i fuqishëm privat mbeten nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike, produktivitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës.
“Qëllimi ynë është në drejtim të përkrahjes së investimeve që krijojnë vlerë të shtuar, hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjes së konkurreshmërisë në tregjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe integrimin në zinxhirët globalë të vlerës”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.
Ajo theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj krijimit të mjedisit afarist stabil, të parashikueshëm dhe stimulues për investime, sipërmarrjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, ndërsa partneriteti me IFC-në ka rëndësi të veçantë, jo vetëm nga aspekti i përkrahjes financiare, por edhe përmes ekspertizës dhe transferimit të praktikave ndërkombëtare.
Ministrja e mirëpriti përkrahjen e IFC -së për realizimin e projekteve të mëdha investuese, duke përfshirë edhe zhvillimin e turbinave me erë në Shtip, si dhe investimet në modernizimin industrial dhe dekarbonizimin, duke vlerësuar se ato kontribuojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, transferimin e teknologjive dhe përforcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë vendase./Telegrafi/




