Author: shqiperia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka parandaluar importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend, pas kontrolleve të intensifikuara të kryera në pikat kufitare gjatë javës së kaluar.Në pikën kufitare Qafë Thanë, veterinerët zyrtarë ndaluan importin e 27 tonëve mish të grirë me origjinë nga Paraguai. Arsyeja është se mishi vinte nga një strukturë e pamiratuar nga AUV që do të thotë se nuk i plotëson standardet themelore të sigurisë dhe përbën rrezik për shëndetin e konsumatorit.Përveç kësaj, inspektorët penguan edhe importin e 22 tonëve arra nga Kazakistani për shkak të etiketimit joadekuat dhe devijimeve nga kriteret e…

Lexo më shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i ulët. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Lexo më shumë

Sot pritet mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga -3 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 17 gradë Celsius, njoftoi Drejtoria Hidrometeorologjike.Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimalet do të arrijnë 15 gradë.Në fillim të javës…

Lexo më shumë

Pas vrasjes në Klinë kryetari i Komunës ngushëllon familjen: Ishte atdhetar i madh, dha kontribut për liriZenun Elezaj, kryetar i Klinës, ka reaguar lidhjen me ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në Klinë, ku për shkak të të shtënave me armë zjarri, mbeti i vdekur Faruk Jusufi.Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes, duke thënë se viktima do të kujtohet si person i respektuar dhe i dashur. Faruk Isufi që u vra sot në Klinë ishte bashkëluftëtar i Ramush Haradinajt Postimi:Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Faruk Jusufit. Faruku ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.…

Lexo më shumë

Një ngjarje rrëqethëse ka alarmuar sot autoritetet dhe banorët e komunës së Zërnocit, në rajonin e Koçanit. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur paraditen e sotme, rreth orës 10:40, në afërsi të Lumit të Zërnocit, në vendin e quajtur “Goshevski Orev”.Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme (Sektori për Punë të Brendshme Shtip). Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur në fazë të dekompozimit. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore e Koçanit për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.Dyshimet e para janë për…

Lexo më shumë

Personat me sindromën Down përballen me sfida të shumta që nga lindja e tyre. Sipas Mevlude Thaçi nga shoqata Dua Ylberin, përfshirja e tyre në shoqëri mbetet një sfidë serioze, duke filluar që nga institucionet parashkollore e deri te mundësitë për punësim.“Gjithashtu, pranimi, përfshirja dhe punësimi i personave me sinromën down dhe këto janë pika shumë të rëndësishme që pothuajse të gjithë personat me sindromën down kanë sfida jashtëzakonisht të mëdha në pranimin në institucionet qoftë shtetërore apo private” , deklaroi Mevlude Thaçi, punonjëse sociale.Ajo thekson se situata është edhe më e vështirë në zonat rurale, ku mungojnë shërbimet bazë…

Lexo më shumë

Qeveria në mënyrë konstante e ndjekë gjendjen me çmimet e bursave botërore të naftës dhe për nesër në orën 12 paralajmëron mbledhje në të cilën do të sillen masa me të cilat do të zbutet kërcimi i çmimeve të derivateve.“Çmimet në bursat botëroretë naftës po rriten, që pritet plotësisht të reflektohet në skenën vendore të deriveteve. Edhe pse në pompat e benzinës në vend ka derivate bindshëm më të lira në krahasim me rajonin pritet të hënën të ketë rritje shtesë të çmimeve të dizelit dhe të benzinave. Për këtë shkak Qeveria nesër në orën 12 do të ketë mbledhje…

Lexo më shumë

Po vijnë ditë të zeza, qytetarët të përgatiten, ndërsa Qeveria menjëherë të marrë masa për zbutjen e goditjes nga çmimet e karburanteve dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së popullsisë – apeloi profesori universitar Vanço Uzunov në emisionin Biznes 21. Sipas tij, konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjasë, ndërsa efektet e krizës në ekonominë evropiane do të përhapen edhe tek ne, dhe goditja më e madhe do të jetë mbi qytetarët më të varfër. Ai i bëri thirrje Qeverisë që menjëherë të marrë masa, por shpreh frikë se deri më tani ajo nuk ka reaguar si vendet e…

Lexo më shumë

Me afrimin e pranverës, shumë persona përballen me alergji. Më e shpeshtë është alergjia ndaj polenit. Mjeku Lupço Stefanovski thekson se kohët e fundit qytetarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për trajtime natyrale, si për shembull preparate që përgatiten nga hithrat. Megjithatë, ai thekson se personat që vuajnë nga alergji më të rënda duhet të ndjekin terapi më të fortë dhe të përdorin medikamente të përshkruara nga mjeku.“Shenja e parë për zbulimin e hershëm të alergjive është lotimi i syve, rrjedhja e hundëve, kollitja, ngushtim i rrugëve të frymëmarrjes, vështirësi në frymëmarrje e cila në varësi të alergjive…

Lexo më shumë

Në më pak se dy vjet, nga fillimi i vitit 2028, do të vihet në funksion ndërlidhësi i gazit midis Serbisë dhe Maqedonisë, të cilin Serbia do të fillojë ta ndërtojë këtë vit, njoftoi Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë Dubravka Dedoviq-Handoviq. Projekti është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të përmirësuar sigurinë energjetike në rajon, me Serbinë, Greqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë të gatshme të forcojnë bashkëpunimin e tyre.Kapaciteti i planifikuar i ndërlidhësit është afërsisht 1.5 miliardë metra kub gaz në vit. Ai do t’i ofrojë Serbisë një rrugë shtesë furnizimi, duke përfshirë aksesin nëpërmjet tubacionit TANAP dhe terminaleve…

Lexo më shumë