Author: shqiperia

Me afrimin e pranverës, shumë persona përballen me alergji. Më e shpeshtë është alergjia ndaj polenit. Mjeku Lupço Stefanovski thekson se kohët e fundit qytetarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për trajtime natyrale, si për shembull preparate që përgatiten nga hithrat. Megjithatë, ai thekson se personat që vuajnë nga alergji më të rënda duhet të ndjekin terapi më të fortë dhe të përdorin medikamente të përshkruara nga mjeku.“Shenja e parë për zbulimin e hershëm të alergjive është lotimi i syve, rrjedhja e hundëve, kollitja, ngushtim i rrugëve të frymëmarrjes, vështirësi në frymëmarrje e cila në varësi të alergjive…

Lexo më shumë

Në më pak se dy vjet, nga fillimi i vitit 2028, do të vihet në funksion ndërlidhësi i gazit midis Serbisë dhe Maqedonisë, të cilin Serbia do të fillojë ta ndërtojë këtë vit, njoftoi Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë Dubravka Dedoviq-Handoviq. Projekti është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të përmirësuar sigurinë energjetike në rajon, me Serbinë, Greqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë të gatshme të forcojnë bashkëpunimin e tyre.Kapaciteti i planifikuar i ndërlidhësit është afërsisht 1.5 miliardë metra kub gaz në vit. Ai do t’i ofrojë Serbisë një rrugë shtesë furnizimi, duke përfshirë aksesin nëpërmjet tubacionit TANAP dhe terminaleve…

Lexo më shumë

Problematika e moslejimit të dhënies së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, është diskutuar edhe me zyrtarët e Departamentit të Shtetit Amerikan në Uashington.Kjo, pasi presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), Martin Vulaj dhe Vehbi Bajrami, botues i gazetës “Illyria” dhe anëtari më i ri i Bordit të AARC-së, kanë kërkuar mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare. Ky diskutim vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të siguruar llogaridhënie dhe drejtësi të barabartë për shqiptarët në rajon.Njoftimi…

Lexo më shumë

Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Pyjeve, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, bëri të ditur se gjatë muajit të ardhshëm do të hapet diskutimi publik për një ligj të ri që ka për qëllim mbrojtjen e natyrës. Ky ligj pritet të sjellë përmirësime të rëndësishme në ruajtjen e ekosistemeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së pyjeve.Nga Ministria u bë thirrje që institucionet, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile të angazhohen në këtë proces konsultimi.Përfshirja e gjerë shihet si thelbësore për krijimin e një ligji funksional dhe gjithëpërfshirës, i cili do të adresojë…

Lexo më shumë

Policia kufitare në Jazhincë ka vënë në pranga një person gjatë pasdites së djeshme, pasi u konstatua se automjeti me të cilin po udhëtonte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.Ngjarja ka ndodhur më datë 20.03.2026, rreth orës 18:40. Gjatë kryerjes së kontrolleve rutinë në hyrje/dalje të pikës kufitare, zyrtarët policorë kanë ndaluar shtetasin me iniciale S.A. (48 vjeç) nga fshati Radushë.Pas verifikimeve në sistemin e të dhënave, policia konstatoi se automjeti i tipit “Volkswagen Tiguan”, të cilin po e drejtonte 48-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Gjermania.Automjeti është sekuestruar menjëherë nga autoritetet. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë…

Lexo më shumë

“Kontraktori i ndërtimit Bechtel dhe Enka, i cili nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e mëparshme, vazhdon të punojë në ndërtimin e autostradave sipas dinamikës së përcaktuar dhe të gjitha taksat shtetërore janë paguar aktualisht. Rritja e çmimeve të karburantit në këtë kohë nuk do të shkaktojë kosto shtesë”, theksoi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.Ai sqaroi se nuk ka kontratë të madhe në ndërtim ku nuk ka të ashtuquajturin rregullim rrëshqitës të çmimeve, ku vendosen disa parametra kryesorë. “Kjo sigurisht që mund të jetë negative, për shembull, në projektet që po ndërtojnë Bechtel dhe Enka dhe Sinohydro, patëm ulje…

Lexo më shumë

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese i përfaqësuar nga kryetari Darko Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva, realizuan takim pune me kryetarin e Gjykatës kushtetuese të Serbisë, Vlladan Petrov dhe gjykatësit Dobrosav Millovanoviq dhe natasha Pllavshiq.Siç ceket në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese, kryetarët e dy gjykatave shprehën kënaqësi të ndërsjelltë nga takimi dhe u dakorduan të punojnë për avancimin e bashkëpunimit, posaçërisht duke e pasur parasysh miqësinë mes dy shteteve.Kryetari i Gjykatës kushtetuese serbe, Petrov theksoi se Kostadinovski është kryetari i parë i një Gjykate Kushtetuese që e ka vizituar Gjykatën kushtetuese të Serbisë, prej se ai është zgjedhur të kryesojë me institucionin.Siç…

Lexo më shumë

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, realizoi një vizitë në Shkollën Fillore me Qendrën Burimore “Idnina”, një institucion i njohur për përkushtimin dhe mbështetjen profesionale ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.Gjatë vizitës, Sali theksoi se kjo përvojë nuk ishte vetëm institucionale, por edhe thellësisht njerëzore. Ai vlerësoi atmosferën pozitive dhe angazhimin e stafit, duke nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse ku çdo fëmijë ka mundësi të barabarta për zhvillim.“Çdo buzëqeshje, çdo përqafim dhe çdo hap drejt përparimit është dëshmi e forcës dhe potencialit që kanë…

Lexo më shumë

Brenda 12 orësh, mbi 20,000 shtetas të Maqedonisë, vendosën të kalojnë pushimet jashtë vendit. 7,945 shtetas hynë në vend përmes pikës kufitare të Bogorodicës, ndërsa 2,708 të huaj u larguan nga vendi.“Në pikën kufitare të Bogorodicës sot nga ora 12:00 deri në orën 12:00, 1,224 shtetas hynë në vend, dhe 7,954 shtetas u larguan. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë së njëjtës periudhë, 3,098 hynë në vendin tonë, dhe 2,708 u larguan”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.Ministria e Brendshme thotë se 3,040 shtetas të RMV-së dhe 4,430 shtetas të huaj u larguan nga vendi përmes pikës…

Lexo më shumë

Partia në pushtet OBRM-PDUKM reagoi ashpër ndaj njoftimeve të LSDM-së në lidhje me uljen e çmimeve të karburantit, duke akuzuar se në vend të zgjidhjeve konkrete ligjore, opozita po bën fushatë përmes konferencave për shtyp.Partia thotë se nëse LSDM do të ishte serioze në lidhje me qëllimet e saj, do të kishte paraqitur projektligje në Parlament që ditën e parë, në vend që, siç deklarojnë ata, “të shpallnin dhe të thërrisnin konferenca për shtyp për pesë ditë, sikur të promovonin një koncert të Haris Xhinoviqit”.Sipas OBRM-PDUKM-së, kërkesa e LSDM-së për uljen e akcizës me katër denarë është e pabazuar në…

Lexo më shumë