Author: shqiperia
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar tregtarët se çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, që dëmton standardin e jetesës së qytetarëve, do të përballet me masa konkrete nga Qeveria.Ai theksoi se autoritetet po e monitorojnë nga afër situatën edhe me çmimet e produkteve bazë, ndërsa inspektoratet janë në terren për të parandaluar abuzimet. Sipas tij, qeveria ka një plan të qartë veprimi dhe është e gatshme të reagojë menjëherë ndaj çdo keqpërdorimi në treg, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.“Nëse shohim se kemi sjellje jo etike nga zinxhirët e marketeve, furnizuesit, prodhuesit kuptohet se ne…
Debate për projektligji për arsim sipëror, MASH: Projektligji është në fazën përfundimtare
Pr/Ligjit të ri për arsimin e lartë sëshpejti pritet të hyjë në procedurë parlamentare. Sipas MASH, projektligji është hartuar përmes një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrje të gjerë të profesorëve, komunitetit akademik dhe publikut.Nga ky institucion theksohet se paketa e re ligjore synon përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe aktualisht ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjes.“Shumë shpejt zgjidhjet ligjore do të hyjnë në procedurë parlamentare, menjëherë pas integrimit të të gjitha vërejtjeve të arsyetuara nga debati publik. Qëllimi i Ligjit të ri për arsimin e lartë është të rrisë cilësinë e edukimit akademik, e cila ka rënë ndjeshëm në…
DPHM: Sot shënohet Dita Botërore e Ujit
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), si partner i barabartë i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) në luftën kundër ndryshimeve klimatike globale dhe dukurive të rrezikshme atmosferike, me aktivitete të thjeshta do të shënojë 22 Marsin – Ditën Botërore të Ujit, me temën “Uji dhe gjinia”, dhe slloganin “Aty ku rrjedh uji, rritet barazia”.Siç informojnë nga DPHM, qëllimi është të paraqitet lidhja kyçe mes ujit, grave dhe barazisë gjinore, përkatësisht fakti se kriza e ujit i prek në mënyrë jo të barabartë gratë dhe vajzat.Theksohet nevoja që gratë të kenë rol të barabartë në menaxhimin e burimeve ujore, si dhe në udhëheqje…
Qeveria ul TVSH-në e derivateve
Qeveria sot në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar një paketë masash me qëllim që të parandalohet kërcimi drastik i çmimeve të karburanteve në pikat e karburantit në Maqedoni. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp njoftoi vendimin me të cilin shteti do të ndërhyjë në tregun e derivateve të naftës.Sipas kryeministrit Mickoski, qëllimi kryesor është mbrojtja e standardit të qytetarëve në kushtet kur çmimet në bursat botërore po rriten për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.Kryeministri Mickoski njoftoi se kanë vendosur që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të ulet nga 18% në…
Për një kundërvajtje ose gjobë, për të cilën qytetari nuk është informuar ose e ka lënë anash, të paguhet më pak se aktualisht, kërkojnë sindikalistët. Marjan Risteski nga LSM thotë se ka pasur raste kur për një borxh prej 25 deri në 500 denarë, qytetarët kanë marrë gjoba deri në 15 mijë denarësh. Ai shton se për momentin ka mbi një million raste të tilla dhe mbi 150 mijë llogari të bllokuara të qytetarëve.“Ne do të kërkojmë vjetërsim. Ju e shikoni se çfarë lloj lëndësh vjetërohen. Do të kërkojmë sistem „shtëpi e vetme“ që qytetarit të mos mund t’i merret…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në televizionin Kanal 5 foli rreth vizitës së tij në Uashington dhe takimeve në Bankën Botërore dhe Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Nikolloski vuri në dukje se mori pjesë në konferencën vjetore të Bankës Botërore, ku mbajti një fjalim së bashku me Komisionerin Evropian për Transportin, si dhe në një takim ministror me përfaqësues nga vendet më të mëdha në botë, ku fokusi i takimeve ishte lëvizshmëria dhe transporti.”Unë isha i ftuar atje në konferencën vjetore të Bankës Botërore, ku mbajta një fjalim së bashku me Komisionerin e BE-së për Transportin. Kishte përfaqësues…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në vend të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe të drejtave të qytetarëve, sipas tyre, po dëshmojmë një devijim serioz nga misioni i saj themelor.“Derisa “Vlen” flen dhe hesht përballë këtyre zhvillimeve, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, po thellon bashkëpunimin me Serbinë në një moment tejet të ndjeshëm politik dhe institucional.Sipas njoftimeve zyrtare, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, i përfaqësuar nga kryetari Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva, në Beograd, ka realizuar një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë,…
Shula Kisik Cohen, e njohur si “Perla”, u infiltrua në elitën politike dhe ushtarake të Bejrutit për t’i përcjellë informacione Izraelit. Për 14 vjet, Cohen jetoi një jetë të dyfishtë, me mbështetjen e bashkëshortit të saj, ndërkohë që organizoi edhe operacione shpëtimi. Ajo u arrestua në vitin 1961, u torturua dhe u dënua me vdekje, por dënimi i saj u ndryshua. Në mars të vitit 1963, një gjykatë libaneze ia ndryshoi dënimin me vdekje në 20 vjet punë të detyruar. Ajo u lirua në gusht të vitit 1967 dhe u kthye në Izrael, ku jetoi e qetë deri në vdekjen…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se shqiptarët pa dallime politike, të djathtë e të majtë po bashkohen në VLEN.Ai tha se po ndalohet përçarja e votës shqiptare pasi me bashkimin e VLEN-it, po fillon një e epokë e re e fuqisë shqiptare.Reagimi i Mexhitit: “Nuk ka më hapësirë për interesa të ngushta, për pazare në kurriz të qytetarëve, apo për politikë që na mban të ndarë. Nga sot, zëri shqiptar do të jetë një – i fortë, i qartë dhe i pandalshëm.Ky është momenti ynë. Ose bashkë, ose të humbur.VLEN është bashkimi që nuk ndalet. Sepse kur shqiptarët…
Opozita akuzon se qytetarët janë lënë vetëm në një kohë kur çmimet po rriten, ndërsa qeveria vonohet me hapa konkretë.LSDM thotë se qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ka ndërmarrë asnjë masë për t’u përballur me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve për tre javë. Sipas tyre, një spirale rritjeje çmimesh është aktivizuar tashmë, dhe qytetarët po e ndiejnë presionin në tregje.Ata theksojnë se çmimet e produkteve bazë janë rritur ndjeshëm, me vajin e gatimit, vezët dhe produktet e freskëta që kanë arritur nivele të larta.LSDM propozon një paketë masash që, sipas tyre, do të sillnin lehtësim të…










