Author: shqiperia
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 dy deri në 5 gradë celcius, ndërsa maksimale do të arrijë nga nëntë deri në 15 gradë.Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të lehta shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.Temperatura minimale do të bjerë në tre, ndërsa maksimale do…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac të Podujevë, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare nga Podujeva, me të cilën dyshohet se ishte në lidhje.Bilanci i rastit është rënduar edhe më tej, pasi të plagosura rëndë kanë mbetur e dyshuara për krimin, si dhe një 73-vjeçare, e cila dyshohet se ka lidhje familjare me dorasen.Në shtëpinë ku dyshohet se ka ndodhur krimi është dashur edhe ndërhyrja e njësive për intervenim të shpejtë të Policia e Kosovës për të vënë situatën nën kontroll.Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina…
Një 33-vjeçar nga Turqia ka denoncuar dje në polici se është mashtruar nga personi A.I. për shumën prej 2700 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2026, ata ishin marrë vesh që A.I. të ndërhynte për pajisjen e bashkëshortes së tij me patentë shoferi.Viktima i kishte paguar paraprakisht 2000 euro, ndërsa 700 të tjerat do t’i jepte pas marrjes së dokumentit, por shërbimi nuk u kreu dhe paratë nuk iu kthyen.
Hoxha: Po realizojmë projekte për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, me rastin e Ditës Botërore të Ujit ka theksuar se uji është pasuri dhe përgjegjësi e përbashkët, që duhet mbrojtur sot për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat që vijnë.“Në Ditën Botërore të Ujit, prezantojmë projektet tona aktuale për mbrojtjen e këtij burimi të pazëvendësueshëm.Kemi miratuar Programin për menaxhimin e ujërave për vitin 2026, përmes të cilit investojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit me ujë dhe mbrojtjen nga përmbytjet. Me ndryshime ligjore dhe plane të reja për menaxhimin e pellgjeve lumore, vendosim standardet evropiane në qendër të politikave…
MPB sot njoftoi se tre persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, ndërsa në 24 orët e fundit janë ngritur gjithsej shtatë denoncime.Më 22.03.2026 në orën 00:30 në një fshat të Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria B.S. (43) nga rajoni i Gostivarit, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 40-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës.Më 21.03.2026 në orën 16:20 në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria një 73-vjeçar nga Negotina, duke vepruar pas denoncimit se…
Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të cilësisë përfaqëson vendin në nivel evropian.Edmond Hajrizi, themelues dhe president i Quality Kosovo, si dhe vizionari pas UBT Smart City dhe rektori i UBT-së, është emëruar Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ).Hajrizi është një figurë e njohur në Kosovë dhe në Evropë në fushën e akademisë dhe biznesit, i dalluar për lidershipin dhe inovacionin e tij. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe profesor universiteti. Gjithashtu, është vlerësuar me çmime të shumta, si “Lider Universitar i Vitit” dhe “Profesori Sipërmarrës i Vitit”. Po ashtu, ka fituar çmimin prestigjioz…
Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.Nga Gjykata Penale e Shkupit deklaruan se, me kërkesë të prokurorisë para festës shtetërore, Grubit i është zgjatur arresti shtëpiak me sigurim policor 24 orë.Pas më shumë se 14 muajsh arrati, Grubi u kthye më 23 shkurt, por në vend të paraburgimit në burg, për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë së tij, prokuroria kërkoi dhe gjykata vendosi arrest shtëpiak.Grubi dyshohet së bashku me një tjetër të arratisur, ish-drejtorin e Lotarisë Perparim Bajrami, për keqpërdorime në prokurimin e aparateve VLT, me ç’rast Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut vlerëson…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se masa e qeverisë për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind jo vetëm që është e vonuar, por nuk do të ketë asnjë efekt.Sipas tij, për shkak të vonesës së masave, qytetarët deri tani kanë paguar 4,5 milionë euro për shkak të çmimeve më të larta të derivateve. Filipçe pretendon se nesër do të shtrenjtohen edhe benzina edhe dizeli.“Qytetarët nuk do të shohin gjatë ditës së nesërme, javën e ardhshme, periudhën e ardhshme, një ulje reale të çmimeve të karburanteve që do t’i paguajnë në pikat e karburantit, por karburanti pritet…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar tregtarët se çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, që dëmton standardin e jetesës së qytetarëve, do të përballet me masa konkrete nga Qeveria.Ai theksoi se autoritetet po e monitorojnë nga afër situatën edhe me çmimet e produkteve bazë, ndërsa inspektoratet janë në terren për të parandaluar abuzimet. Sipas tij, qeveria ka një plan të qartë veprimi dhe është e gatshme të reagojë menjëherë ndaj çdo keqpërdorimi në treg, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.“Nëse shohim se kemi sjellje jo etike nga zinxhirët e marketeve, furnizuesit, prodhuesit kuptohet se ne…
Debate për projektligji për arsim sipëror, MASH: Projektligji është në fazën përfundimtare
Pr/Ligjit të ri për arsimin e lartë sëshpejti pritet të hyjë në procedurë parlamentare. Sipas MASH, projektligji është hartuar përmes një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrje të gjerë të profesorëve, komunitetit akademik dhe publikut.Nga ky institucion theksohet se paketa e re ligjore synon përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe aktualisht ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjes.“Shumë shpejt zgjidhjet ligjore do të hyjnë në procedurë parlamentare, menjëherë pas integrimit të të gjitha vërejtjeve të arsyetuara nga debati publik. Qëllimi i Ligjit të ri për arsimin e lartë është të rrisë cilësinë e edukimit akademik, e cila ka rënë ndjeshëm në…











