Author: shqiperia

LSDM sot ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni.Nga atje thonë se ajo që kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, parashikoi dhe paralajmëroi gjatë gjithë kohës, është konfirmuar.”Një ditë pas konferencës për shtyp të Hristijan Mickoskit, kemi një rritje të re të çmimit të naftës prej 3.5 denarësh. Rritja e çmimit nuk u pengua, nafta u shtrenjtua dhe që nga sonte çmimi i naftës do të jetë 95.5 denarë për litër. Vetëm për tre javë, kjo është rritja e tretë e çmimit të naftës, me rritjen totale që arrin në 24.5 denarë për litër. Ulja…

Lexo më shumë

Sonte liderët e koalicionit VLEN-it do të mblidhen për të përcaktuar dinamikën e shndërrimit të koalicionit në subjekt politik.Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se sonte do të diskutohen edhe kërkesat e Alternativës, dhe siç theksoi ai, do të nisë rrugëtimi i VLEN-it si një subjekt politik, përcjell “TV21”.“Ne atë që e kemi përcjellur përmes lajmeve, që Alternativa, ashtu si edhe Lëvizja Besa dhe LD-ja, tashmë morën vendim për shkrirje të organeve partiake në një subjekt të vetëm.Ne sot kemi takimin e radhës ku besoj që do t’i sqarojmë këto çështje edhe me Alternativën dhe nga sonte unë…

Lexo më shumë

Profesoresha Linda Ziberi është e ftuara e radhës në emisionit PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për arsimin në përgjithësi, inteligjencën artificiale, si dhe dallimin në mes studentëve në universitetet shqip dhe atyre në vendet e jashtme.Diskutimin e filluam për propozim-ligjin e ri për arsim të lartë në Maqedoninë e Veriut, i cili së fundmi është në procedurë për t’u miratuar, për të cilin profesoresha Ziberi tha se ka shumë hapësirë për dyshime. – YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: … Ajo theksoi se vet propozuesit e…

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) në Maqedoni njofton rriten çmimet e derivateve të naftës për 1,39%, shkruan Telegrafi Maqedoni.Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), rritet për 2,50 denar/litër.Derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 86,50 (denarë/litër)ЕUROSUPER BS – 98 – do të shitet për 88,50 (denarë/litër)ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 95,50 (denarë/litër)Vaj për djegie…

Lexo më shumë

Paga mesatare mujore neto për punonjës në janar të këtij viti ishte 46.617 denarë, që është më e lartë për 8,3% krahasuar me janarin e vitit 2025, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.Sipas ESHS-së, kjo rritje kryesisht i detyrohet rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorët:Shërbime administrative dhe ndihmëse – rritje 12,9%Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motorëve – rritje 11,1% Industri përpunuese – rritje 10,5%.Nga ana tjetër, ulje e pagës mesatare mujore neto krahasuar me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët:Transport dhe magazinim – ulje 7,4%; Ndërtimtari – ulje 5,3%; Aktivitetet financiare dhe…

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të derivateve të caktuara të naftës dhe karburanteve për transport, e cila do të lejojë reagim të menjëhershëm ndaj ndryshimeve në çmimin e derivateve të naftës në fushën e tatimit mbi vlerën e shtuar.Çmimet nuk do të vendosen vetëm të hënën, pavarësisht nga lëvizja e çmimeve në tregun botëror ose rënia ose rritja e mundshme e dollarit. KRRE do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në çdo kohë të javës nëse çmimi i karburanteve në tregun botëror stabilizohet dhe nuk ka…

Lexo më shumë

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedonia e Veriut kanë kaluar në disa faza të theksuara të lëvizjes gjatë viteve të fundit, duke reflektuar zhvillimet globale, nga pandemia e COVID-19, te kriza energjetike e vitit 2022 dhe tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.Zhvillimet e fundit që përfshijnë tensionet mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer presionin mbi tregjet e energjisë dhe si pasojë çmimi i naftës është rritur ndjeshëm ditëve të fundit, ndërsa pritet të arrijnë edhe mbi 100 denarë për litër.Por si ka qenë çmimi i derivateve të naftës vitet e kaluara? Gjatë pandemisë…

Lexo më shumë

Në gjysmën e dytë të vitit 2025, gjithsej 80 persona me sigurim shëndetësor, nga radhët e policisë kanë shfrytëzuar 514 ditë pushimi mjekësor, sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Shumica e ditëve të pushimit mjekësor zgjatën deri në shtatë ditë, 171 ishin deri në 15 ditë, ndërsa 83 zgjatën më shumë se 30 ditë.Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, informoi se gjatë kontrolleve, u përcaktuan parregullsi në 29 persona, ose rreth 37 përqind të rasteve të analizuara. Këta persona morën gjithsej 236 ditë pushimi mjekësor, nga të cilat 100 u vlerësuan si të lëshuara në mënyrë…

Lexo më shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me rikonstruimin e qeverisë, si dhe ministrat Fatmir Limani dhe Arben Fetai.I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodh me Limanin dhe Fetain, Mickoski tha se për disa muaj do të diskutohet për këtë çështje.”E dini se si partnerë koalicioni kemi marrëveshje dhe në maj-qershor kemi paralajmëruar rikonstruimin e qeverisë dhe shumë nga çështjet do të vendosen në tavolinë dhe do të diskutojmë”.Ndërsa sa i përket çështjes nëse Ziadin Sela do të bëhet pjesë e qeverisë, ai tha se për momentin nuk sheh hapësirë për negociata me…

Lexo më shumë

Përfundoi rigjykimi për rastin “Besa Trans”. Gjykata Penale e Shkupit sërish e shpalli fajtor pronarin e kompanisë Bekim Haxhiu për falsifikim të certifikatës së licencës dhe sërish e dënoi me 20 muaj burg. Ndërkohë kompania obligohet të japë 800 mijë denarë. Rasti nuk ka të bëjë me aksidentin, por falsifikim të certifikatës së licencës për autobusin e aksidentuar në Bullgari në nëntor të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ashtu si në gjykimin e parë, palët qëndruan në pozitat e tyre. Në fjalët përfundimtare, organi i akuzës kërkoi dënimin e Bekim Haxhiut dhe…

Lexo më shumë