Author: shqiperia

Infertiliteti është një problem në rritje në kohët moderne dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në këtë. Por burrat që bëjnë punë fizike janë më pjellorë . Sa më kërkuese fizikisht të jetë puna e një mashkulli, aq më të larta janë treguesit e fertilitetit dhe veçanërisht numri i spermës, sipas gjetjeve të një studimi nga studiuesit nga Brigham and Women’s Hospital si pjesë e studimit EARTH të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit. Faktori “mashkull” konsiderohet të jetë përgjegjës për 40% të rasteve të infertilitetit, ku problematika kryesore është numri dhe cilësia e spermës. Në këtë studim të…

Lexo më shumë

Partia “E Majta” dorëzoi interpelancë ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Ljupço Kocevski. Sipas tyre, ai duhet të jepë dorëheqje për shkak të lejimit të ndikimeve politike në prokurori dhe drejtësinë në përgjithësi. Kocevski në një përgjigje me shkrim drejtuar Kuvendit, deklaroi se detyrën e ushtron me ndershmëri dhe përgjegjësi, dhe se interpelanca është e paligjshme dhe përbën ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Ai i hodhi poshtë akuzat për çfarëdo ndikimi nga partitë politike dhe nuk u deklarua për mosbesimin e shprehur ndaj tij dhe se si do të veprojë. Edhe partia në pushtet deklaroi se Maqedonisë i nevojitet një Prokurori e pavarur…

Lexo më shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot realizoi takim pune me një pjesë të prodhuesve, grumbulluesve dhe përpunuesve, ku diskutuan për plasmanin dhe grumbullimin e specit nga rendimenti i vitit 2025. “Në takim u dakorduan çmimet e grumbullimit sipas klasave për specin. Për klasën e parë, çmimi i grumbullimit është 45 denarë, për klasën e parë- dytë është 35 denarë, për klasën e dytë 20 denarë, ndërsa për klasën e tretë çmimi i grumbullimit do të jetë 15 denarë”, sqaroi ministri. Ai theksoi se këto janë çmimet fillestare me të cilat do të nis grumbullimi i…

Lexo më shumë

Helikopteri çek “Blek Hok” fluturoi drejt flakës së zjarrit në malin Goten. Me të ashtuquajturat “bomba” një rezervuar me kapacitet mbi 3.400 litra ujë u përfshi në shuarjen e zjarrit në anën e Berovës. Zëvendësdrejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Mihailov për Agjencinë e lajmeve të Maqedonisë tha se pas disa ditësh luftimi të zjarrit për të shpëtuar fshatrat Podares, Jargulicë dhe Pokrajçevë të Radovishit, zjarri në malin Goten, në anën e Radovishit, është vënë nën kontroll. Për shkak të stabilizimit të situatës, burimet njerëzore janë zvogëluar, por në terren mbeten Pinzgauerët, Erminat dhe transportuesit e blinduar, të cilët me fuqinë…

Lexo më shumë

Drejtori i Fondit Shëndetësor,Sasho Klekovski tha se të gjithë punonjësit që një kohë të gjatë punojnë me kontrata në vepër në spitalet në vend do të marrin vendime pune menjëherë pas zgjedhjeve, më së voni deri në fund të këtij viti. Ai dha këtë deklaratë pasi vizitoi Spitalin e përgjithshëm të Velesit së bashku me zëvendësin e tij Branko Axhigogov dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë Jovica Andovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. “Çështja është se sa shpejt mund të arrihen këto procese në mënyrë administrative, sepse duhet të koordinohen më shumë institucione, por megjithatë pas zgjedhjeve deri në fund…

Lexo më shumë

Një takim i papritur mes ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe yllit të muzikës pop Katy Perry ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Dyshja u fotografuan duke darkuar bashkë në një restorant luksoz në Montreal, në atë që mediat ndërkombëtare e përshkruajnë si një takim miqësor, por mjaft të komentuar. Sipas TMZ, që raportoi i pari mbi ngjarjen, Perry dhe Trudeau u panë të hënën në mbrëmje të ulur në një tavolinë për dy persona në “Le Violon”, një restorant i njohur në lagjen Plateau të qytetit, i drejtuar nga kuzhinieri i famshëm Danny Smiles. Më herët gjatë ditës, të dy…

Lexo më shumë

Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot realizoi takim dypalësh me ministrin për Çështje Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, i cili po qëndron për vizitë pune në Shkup. Takimi vazhdoi me konferencë të përbashkët për shtyp, ku ministrat përcollën porosi të fuqishme të përbashkët në mbështetje të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ministri Murtezani u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian është çështje e përbashkët e sigurisë, stabilitetit dhe vizionit, dhe se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe vendosjes së standardeve evropiane.…

Lexo më shumë

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pranon lista për këshilltarë që përmbajnë më pak kandidatë nga sa përcaktohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (neni 34), atëherë vepron në kundërshtim të hapur me ligjin dhe bie në përbërje të një vepre penale të rëndë, për të cilën organet përgjegjëse dhe anëtarët përkatës duhet të mbajnë përgjegjësi individuale dhe institucionale, thuhet në reagimin e Krenar Llogës “Vendimi i Qeverisë VLEN-OBRM-PDUKM (Vendim për përcaktimin e numrit të anëtarëve të këshillave të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 199, datë 26.9.2024) në këtë drejtim është tendencioz, absurd…

Lexo më shumë

Pep Guardiola ka shënuar sërish emrin e tij në histori. Trajneri i Manchester City-t, ka kapur shifrën e dy miliardë shpenzimeve në merkato, gjatë gjithë karrierës së tij. Asnjë trajner tjetër nuk ka shpenzuar më shumë se tekniku spanjoll. Transferimi i James Trafford nga Burnley, i kushtoi 31 milionë euro “qytetarëve” dhe ka vendosur rekord për Guardiolën. Në vendin e dytë sa i përket shpenzimeve, qëndron Diego Simeone, i cili ka shpenzuar 1.31 miliardë euro në merkato. Te Barcelona, Guardiola shpenzoi 342 milionë euro për afrime në merkato, ndërsa te Bayern Munich shpenzoi 206 milionë euro. Shifrat te City janë…

Lexo më shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i është kundërpërgjigjur ashpër kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, e cila së fundmi kërkoi arrestimin e tij në një status në Facebook për, siç deklaroi ajo, “shoqatë kriminale, falsifikim dokumentesh publike, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe rrezikim të sigurisë së qytetarëve të Çairit”. Arsovska i bëri thirrje policisë dhe institucioneve të marrin masa urgjente për të ndaluar ndërtimet e paligjshme dhe njoftoi një iniciativë për të hetuar sigurinë e tyre. Ganiu jo vetëm që i mohoi këto akuza, por akuzoi edhe Arsovskën për manipulim politik në favor të BDI-së. “Për të gjitha këto…

Lexo më shumë