Author: shqiperia
Maqedonia është e para në Evropë për nga sipërfaqja e territorit të djegur. Kjo nuk është statistikë. Kjo është një tragjedi kombëtare dhe një fatkeqësi natyrore. Një pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë, neglizhencës dhe dështimit të plotë të qeverisë së OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit në përballimin e zjarreve, reagojnë nga LSDM. “Statistikat evropiane janë shkatërruese. Pasi OBRM-PDUKM erdhi në pushtet, në vitin 2024, u dogjën 95,181 hektarë pyje, kullota dhe burime natyrore – tetë herë më shumë se mesatarja në 17 vitet e fundit! Dhe këtë vit katastrofa vazhdon. Zjarre të shumta në muajt e fundit kanë shkatërruar vendin. Mickoski…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski u bëri thirrje studentëve që të aplikojnë për vauçer për blerje të pajisjeve elektronike. “Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të rinjve të regjistrohen në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, aplikimi për vauçer ende nuk ka filluar, por të krijojnë profilin e tyre në mënyrë që më pas, lehtësisht, nga shtëpia, të aplikojnë për një kupon”, theksoi Andonovski në “Kanal5”. Andonovski shpjegoi se Kryeministri e njoftoi këtë masë 10 muaj më parë, por vitin e kaluar ishte tepër vonë për t’u parashikuar në buxhet. Këtë vit, pas përgatitjeve të bëra nga Qeveria, fondet janë parashikuar…
Këngëtarja Dilan Çıtak, e cila prej një kohe nuk ka pasur kontakt me të atin, artistin e njohur turk të muzikës arabeske İbrahim Tatlıses, është përfshirë në një incident serioz në Bodrum. Ajo nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe drejtoi makinën e saj drejt një efektivi policie. Vetëm pas të shtënave paralajmëruese në ajër nga ana e policisë, ajo ndaloi makinën, shkruan mediumi turk Aksam. Ngjarja ndodhi në lagjen Konacık, përgjatë bulevardit Atatürk, ku mjeti i drejtuar nga Çıtak po udhëtonte në korsinë e emergjencës. Ajo nuk iu përgjigj urdhrit të ndalimit nga patrulla e policisë dhe…
Tom Cruise dhe e dashura e tij e re Ana de Armas janë parë duke u mbajtur për dore në Vermont këtë javë. Javën e kaluar, ylli i Top Gun, 63 vjeç, dhe aktorja e Blonde, 37 vjeçe, udhëtuan në Londër me helikopterin e tij dhe kaluan një mbrëmje së bashku në koncertin e grupit Oasis në Wembley. Pas muajsh me thashetheme të vazhdueshme për natyrën e marrëdhënies së tyre, Ana dhe Tom duket se më në fund e kanë konfirmuar se janë një çift. Të dy u panë të kapur prej duarsh duke ecur në një trotuar të rrethuar…
VLEN: BDI nuk ka kandidatë të vet në zgjedhje, shpreson në mëshirën e Selës dhe Taravarit
BDI është e vetëdijshme se humbja është e afërt. Ajo e di se populli nuk fal, se koha e manipulimeve dhe simboleve të rreme po mbaron. Prandaj, këto ditë po dëshmojmë sjellje jashtëzakonisht poshtëruese dhe të dëshpëruara, ndarjen e kandidaturave për zgjedhje lokale, pozicioneve dhe mbështetjes së ish-kundërshtarëve politikë, vetëm për të krijuar një frymë force dhe për të justifikuar humbjen e afërt, akuzojnë sot nga koalicioni VLEN. “Shqiptarët e shohin pafuqinë e BDI-së. Ajo parti nuk ka më identitetin e vet. BDI pothuajse nuk ka kandidatë të vetin. Përveç dy ose tre, gjithçka tjetër janë emra të huaj, personazhe…
Pas një sage të gjatë transferimi gjatë verës, sulmuesi suedez Viktor Gyokeres më në fund është bashkuar me Arsenal-in dhe do të mbajë fanellën me numrin 14 – një numër legjendar që dikur i përkiste Thierry Henry-t. Por raportimet e fundit sugjerojnë se një tjetër transferim i bujshëm mund të jetë në horizont për “Topçinjtë”. Sipas The Sun, megjithëse numri 10 ishte gjithashtu i lirë, ai nuk iu ofrua Gyokeres, sepse thuhet se është rezervuar për dikë tjetër. Kjo ka nxitur spekulime të forta se Arsenal është në negociata për të sjellë Eberechi Eze, yllin e Crystal Palace, në “Emirates”.…
Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi këtë mëngjes se deri në orën 06:30 në territorin e vendit ishin aktive tre zjarre dhe një ishte nën kontroll. 24 zjarre nga gjithsej 28 zjarre të regjistruara janë shuar. Zjarri në malin Goten midis komunave Vasilevë, Radovish dhe Berovë mbetet aktiv, ku që nga dje, përveç ekipeve nga vendi, kanë vepruar edhe helikopteri çek “Black Hawk” dhe zjarrfikësit sllovenë. Sipas informacioneve nga QMK, zjarret midis fshatrave Galishtë dhe Qesendre në komunën e Kavadarit janë gjithashtu aktive, ku digjen pyje të përziera dhe bimësi të ulëta, dhe dega e zjarrit drejt fshatit Gradeshnicë në…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. “Që nga ora 22:10, trafiku në rrugën rajonale Strumicë-Berovë, më saktësisht në “kryqëzimin Sarajska”, është ndërprerë plotësisht për shkak të një aksidenti trafiku”, thonë nga LAMM. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur. “Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, por në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga atje. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 23 deri 32 gradë celsius./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa po qëndron në Prishtinë. Aajo do të përformojë në festivalin “Sunny Hill” që zhvillohet në fund të kësaj jave. Një video të publikuar nga RTV 21, Dua Lipa shihet në momente romantike me të fejuarin e saj. Në krahët e dashurisë, Dua Lipa me të fejuarin në mbrëmje romantike në Prishtinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.