Author: shqiperia
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 34 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 33 gradë…
Justin Timberlake ka zbuluar se është diagnostikuar me një sëmundje serioze, të cilën e mori vesh gjatë turit të tij botëror “Forget Tomorrow”. Këngëtari 44-vjeçar tha se kjo sëmundje e quajtur Lyme (infeksion bakterial), i dha shpjegim lodhjes ekstreme dhe dhimbjeve të forta nervore që ndjente gjatë performancave në skenë. Në një postim emocional në Instagram pas përfundimit të turit në Turqi, Timberlake shkroi: “Siç e dini, jam një person shumë privat. Por teksa reflektoj mbi këtë tur të gjatë dhe të vështirë, dua të ndaj me ju çfarë kam kaluar në prapaskenë.” Ai tregoi se ishte përballur me një…
Prodhimtaria industriale në periudhën janar-qershor të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 2,8 për qind. Në qershor, sërish, në krahasim me qershor e vitit të kaluar, është regjistruar rritje prej 0,5 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Prodhimtaria industriale në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve në qershor të vitit 2025, në krahasim me qershorin e vitit 2024, shënon rritje prej 6,9 për qind, në sektori nIndustria e përpunuar prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie…
Ministri i Punëvce të Brendshme. Pançe Toshkovski tha se nuk do të ketë rritje të gjobave për kundërvajtjet në komunikacion, por ata të cilët ngasin pa kujdes, në gjendje të alkoolizuar, pa patentë shoferi, me shpejtësi të madhe do t’u konfiskohet vetura dhe do t’u dhurohet institucioneve. “Me ligjin e ri për sigurinë dhe ligjin e ri për kundërvajtjet, gjoba, e cila aktualisht është e përcaktuar në një shumë të caktuar, nuk do të rritet. Megjithatë, për ata që drejtojnë automjete në mënyrë të pakujdesshme, që hipin pas timonit pa patentë shoferi, që drejtojnë automjete në gjendje të dehur me…
Dua Lipa e merr shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial, Osmani: Mirë se erdhe në shtëpi
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar s me dekret presidencial, ia ka dhënë shtetësinë e Kosovës, yllit Dua Lipa. “Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë.”, ka shkruar Osmani. E para e vendit tha se Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë…
LAMM: Fluks i shtuar i automjeteve, në Tabanocë pritje rreth 45 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi
Me ardhjen e bashkëatdhetarëve në pikat e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë së Veriut është rritur dukshëm fluksi i automjeteve. Në Tabanocë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare të vendit, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Siç informon LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është shtuar. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit,…
Ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski ka mbajtur sot Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal. Në takim është diskutuar për përmirësimin e sistemit të planifikimit dhe shpërndarjes së financave publike përmes vërtetimit të propozimit të kritereve më të afërta për vlerësim të programeve buxhetore nga ana e ministrive dikasteriale që kanë ndikim ndaj zhvillimit rajonal. Qëllimi i kritereve, siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, është të krijojë një qasje më objektive, transparente dhe të koordinuar në drejtimin e fondeve buxhetore drejt rajoneve dhe komunave, veçanërisht atyre që kanë mbetur prapa në zhvillim. “Duke përcaktuar kritere të qarta,…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski tha se dallimi kyç mes kësaj Qeverie dhe asaj të kaluarës është që kjo Qeveri punon dhe jep rezultate, për dallim nga vite më përpara kur kishte ngecje dhe nuk punoheshe asgjë. Ai përmendi realizimin e hekurudhës nga korridori 8 dhe 10. “Ne kemi thënë se nuk do të shpenzojmë mbi gjysmë miliardë euro para të tatim paguesve vendorë për projekte që përfundojnë në një tunel të verbër dhe për këtë kemi hyrë në bisedime serioze me Bullgarinë që të kërkojmë edhe ata të investojnë. Kemi pasur tre kërkesa, para një…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve, në përgjigje të pyetjes së Mitko Trajçuleski nga LSDM-ja, në lidhje me premtimet e paplotësuara në lidhje me integrimin evropian, u përgjigj se qëndrimet negative për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk janë risi në disa qarqe në Bullgari dhe se ato ekzistojnë që nga krijimi i shtetit bullgar deri më sot, duke kritikuar opozitën se ka bërë një gabim strategjik me pranimin e të ashtuquajturit propozim francez. Kryeministri e porositi Trajçulevskin se nuk do t’i komentojë tezat e llojit të patriotëve dhe tradhtarëve. “Nuk do të komentoj, do të…
Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari në seancën e sotme për pyetje të deputetëve, e pyeti zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhitin për bashkpartiakun e tij në VLEN, Bilall Kasamin, me pretendim se si kryetar i komunës së Tetovës ka shitur hapësirë publike në qendër të qytetit, truall prej rreth 2.900 metra katrorë për 190.000 euro, ndërsa, siç tha, çmimi real është dhjetë herë më i lartë. Mexhiti në seancën e pyetjeve të deputetëve u përgjigj se në atë komunë janë të njohura parcelat e tokës të dhëna për biznesmenin malazez Miodrag Davidoviq – Daka, i cili është, tha, “në listën…