Author: shqiperia
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it, në lidhje me procesin e vetingut. Nga BDI thonë se vetingu është domosdoshmëri institucionale dhe shoqërore, për të rikthyer besimin e qytetarëve në drejtësi, në institucionet shtetërore dhe në vetë sistemin demokratik. “Ne besojmë thellësisht se nuk mund të ketë shtet funksional dhe shoqëri të drejtë, pa një proces gjithëpërfshirës të vetingut, me mbikëqyrje ndërkombëtare, i cili do të sjellë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi në të gjitha nivelet e pushtetit”. “Qëndrimi i BDI-së është i qartë: U bëjmë thirrje, të gjitha partive politike parlamentare që të mbështesin propozim-ligjin e BDI-së…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pret që SHBA të ulin ende tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk e di nëse Shqipëria ka një tarifë prej 10%. Nga ajo që pamë si një deklaratë nga Kabineti i Presidentit Trump, kjo është faza e parë, jo një marrëveshje. Këto janë në fakt marzhe tregtare. Negociatat vazhdojnë për ne. Aktualisht jemi në një “pauzë” dhe menjëherë pas pushimeve, në gjysmën e dytë të gushtit, do të vazhdojmë me marrëveshjet. Pres që të ulim edhe më shumë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski pasi Presidenti i SHBA-së nënshkroi një urdhër…
Bashkimi Evropian ndau miliona euro për të mbështetur qytetarët gjatë krizës energjetike, dhe publiku ende nuk e di saktësisht se si u shpenzuan këto para. Në vend të ndihmës direkte për familjet, një pjesë e parave shkoi për kompaninë shtetërore EMV, sipas një hulumtimi nga rrjeti i qytetarëve “Bankwatch”. Në të njëjtën kohë, subvencione deri në 90 përqind u shfaqën në fatura, ndërsa çmimi mbeti i njëjtë. Gjatë një viti, qeveria e mëparshme e udhëhequr nga LSDM dhe BDI mblodhi 72 milionë euro ndihmë evropiane për t’u përballur me krizën energjetike, por se ku përfunduan saktësisht këto para, publiku nuk…
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik me Trafikun Urban do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival, që mbahet më 1–3 gusht në Bërnicë, shkruan Reporteri.net. Në njoftim thuhet se autobusët do të qarkullojnë çdo 20 minuta, gjatë gjithë netëve të festivalit, nga qendra e qytetit drejt Bërnicës dhe anasjelltas. “Inkurajojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik, për të shmangur kolonat dhe për të lëvizur më shpejt e më lehtë në qytet gjatë festivalit”, thuhet në njoftim./Reporteri.net Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta / shkruan…
Policia e Maqedonisë së Veriut njofton se janë ndaluar dy shtetas të Kosovës, të cilët siç thonë nga policia, dyshohen për transport joligjor të emigrantëve nga Kina. Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për personat G.L. 24 vjeç dhe B.L. 18 vjeç. Ata po i transportonin emigrantët me veturë “VW Caddy”, ndërsa janë arrestuar pas tentimit për të ikur nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Më 31.07.2025, rreth orës 22:30, zyrtarët policorë ndaluan G.L. (24) dhe B.L. (18), të dy nga Kosova, pasi në automjetin “Volkswagen Caddy“ me targa kosovare, që drejtohej nga G.L, ndërsa pasagjer ishte B.L, u gjetën tetë…
LSDM kërkon nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova që të mos nënshkruaj dekretet për Ligjet për Policinë dhe Punët e Brendshme. Kjo për shkak se Qeveria, me lehtësi të jashtëzakonshme, po shtyn përpara ndryshime skandaloze dhe të rrezikshme që shfuqizojnë profesionalizmin në polici dhe e shndërrojnë atë në një instrument partiak të shtrëngimit, ose një milici që do të jetë nën komandën e drejtpërdrejtë të Ministrit të Punëve të Brendshme. Ky këmbëngulje e vazhdueshme dhe e dhunshme që policia të bëhet partiake me çdo kusht krijon rreziqe serioze për sigurinë në vend, dhe në të njëjtën kohë kryen një sulm ndaj vetë…
Që nga fillimi i mandatit aktual parlamentar, 65 deputetë kanë marrë kompensim për shpenzimet e udhëtimit në total prej 18.6 milionë denarësh, ose rreth 303,320 euro. Shuma më e lartë e paguar për një deputet arrin rreth 13,200 euro, që është mesatarisht 1,000 euro në muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënave të marra nga Radio Evropa e Lirë përmes Ligjit për qasje të lirë në informacionin publik, fondet e paguara kanë të bëjnë me periudhën nga 28 maji 2024 deri më 30 qershor 2025. Nga shuma totale, 26,717 euro janë për taksat rrugore, ndërsa 276,603 euro për karburant. Më…
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se pritjet për zgjedhjet lokale janë që koalicioni i Frontit Europian të fitojë me një diferencë më të madhe se 2:1 ndaj VLEN. “Në zgjedhjet e fundit, kur ishim pjesë e koalicionit VLEN, morëm 107 mijë vota, ndërsa BDI, ose më saktë Fronti Europian, mori 137 mijë. Në të gjitha anketat, ASH ishte gjysma e VLEN-it, dhe ky është një fakt i padiskutueshëm”, tha Taravari, duke shtuar se tani pritet që diferenca të thellohet ndjeshëm. Sipas tij, nëse rezultati përfundimtar nuk e kalon raportin 2:1 në favor të koalicionit…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot në mesditë e ka konvokuar seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë. Anëtarë të Këshillit të Sigurisë sipas funksionit janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit; Hristijan Mickoski, kryetari i Qeverisë; Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme; Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes; Timço Muçunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe tre anëtarët e emëruar nga presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vllado Spiridonov. Në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska Davkova, do të marrë pjesë drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski;…
Nga 13 zjarret në ambiente të hapura gjatë 24 orëve të fundit, 12 janë shuar, ndërsa një është vënë nën kontroll, njoftoi këtë mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarri i vënë nën kontroll është në territorin e Komunës së Berovës. Siç u shpjegua në deklaratë, bëhet fjalë për flakët në zonën e Malit Goten drejt Maleve të Maleshevës, dhe digjeshin pisha, ahu, pyje të ulëta, bredha, shkurre dhe bimësi të ulët. Zjarret e shuar ishin në territorin e Komunave Haraçinë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Kavadarci, Karbinci, Makedonska Kamenica, Radovish, Zhelinë dhe katër të tjerat në rajonin e Prilepit. Në konferencën…