Author: shqiperia

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër gjashtë personave për shoqërim kriminal dhe falsifikim parash, pasi prej fundit të vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2025 në territorin e Maqedonisë dhe Serbisë në mënyrë të paautorizuar kanë prodhuar bankënota të falsifikuara në prerje 20, 50, 100 dhe 200 euro, të cilat më pas grupi i ka shpërndarë deri te blerësit e interesuar me çmime 25 deri 30% nga vlera nominale e bankënotave të vërteta. Sipas organit të akuzës, njëri prej të akuzuarve ka ndërtuar makina dhe pjesë për makina për prodhimin e bankënotave.…

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursеt për bursa për nxënësit dhe studentët për vitin shkollor dhe akademik 2025/2026. Numri më i madh i bursave është i dedikuar për mbështetjen e nxënësve të regjistruar në drejtimet duale në arsimin e mesëm profesional – 1570 bursa. Për nxënësit në shkollat profesionale që ndjekin programe me kohëzgjatje trevjeçare janë parashikuar 150 bursa, thuhet në njoftimin e MSH-së. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë edhe 300 bursa për nxënës të shkollave të mesme të regjistruar në programe mësimore nga fushat: hotelieri dhe turizëm, pylltari dhe përpunim i drurit, ndërtimtari dhe…

Lexo më shumë

MPB njofton se për shkak të festës së 2 gushtit nesër do të ketë regjim të komunikacionit në vend. “Për shkak të mbajtjes së një eventi për të shënuar festën e 2 gushtit, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të eventit, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor në kuadër të SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të Shkupit, përkatësisht do të mbyllet për trafik pjesa përpara ndërtesës së Kuvendit të RMV-së, nga bulevardi “Koço Racin” deri në rrugën “11-ti Tetori” (te ndërtesa e Kryqit të Kuq)…

Lexo më shumë

Situata te Besiktas është alarmante pas eliminimit nga Shakhtar Donetsk në kualifikimet për Ligën e Europës. Sipas mediumit turk, Aksam, klubi bardhezi ka vendosur që Milot Rashica të jetë emri i parë që do të largohet nga skuadra pas dy ndeshjeve ku ekipi nuk arriti të tregojë asgjë. Burime pranë klubit konfirmojnë se performanca e dobët e Rashicës në përballjen e parë në Stamboll, ka bërë që trajneri Solskjaer të kërkojë largimin e tij. Në ndeshjen e kthimit mbrëmë, Rashica ishte në bankën rezervë dhe nuk u shfrytëzua fare, kurse në duelin e parë, ai u vërshëllye nga tifozët duke…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se dy persona nga Kumanova, të moshës 30 dhe 25 vjeç, u ndaluan më 31 korrik nga oficerët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës, pas një denoncimi për të shtëna gjatë një feste familjare. “Pas raportimit, policia kreu kontroll në shtëpinë e tyre me urdhër gjykate, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestrua një armë, e cila dyshohet se është përdorur në incident”. “Personat e ndaluar u dërguan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB. Ndalohen dy…

Lexo më shumë

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, dje mori pjesë në ceremoninë e dhëniës së shtetësisë kosovare për këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, e cila është edhe shtetase e Mbretërisë së Bashkuar atje ku ka nisur dhe zhvilluar karrierën e saj. Hargreaves tha se të dyja këto vende, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, janë krenare që e kanë Dua Lipën të tyren. “Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren. Faleminderit Presidente Osmani që më ftuat në një ceremoni të veçantë për dhënien e shtetësisë së Kosovës Dua Lipës. “Pata nderin të takohesha me Dua Lipën dhe…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it, në lidhje me procesin e vetingut. Nga BDI thonë se vetingu është domosdoshmëri institucionale dhe shoqërore, për të rikthyer besimin e qytetarëve në drejtësi, në institucionet shtetërore dhe në vetë sistemin demokratik. “Ne besojmë thellësisht se nuk mund të ketë shtet funksional dhe shoqëri të drejtë, pa një proces gjithëpërfshirës të vetingut, me mbikëqyrje ndërkombëtare, i cili do të sjellë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi në të gjitha nivelet e pushtetit”. “Qëndrimi i BDI-së është i qartë: U bëjmë thirrje, të gjitha partive politike parlamentare që të mbështesin propozim-ligjin e BDI-së…

Lexo më shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pret që SHBA të ulin ende tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk e di nëse Shqipëria ka një tarifë prej 10%. Nga ajo që pamë si një deklaratë nga Kabineti i Presidentit Trump, kjo është faza e parë, jo një marrëveshje. Këto janë në fakt marzhe tregtare. Negociatat vazhdojnë për ne. Aktualisht jemi në një “pauzë” dhe menjëherë pas pushimeve, në gjysmën e dytë të gushtit, do të vazhdojmë me marrëveshjet. Pres që të ulim edhe më shumë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski pasi Presidenti i SHBA-së nënshkroi një urdhër…

Lexo më shumë

Bashkimi Evropian ndau miliona euro për të mbështetur qytetarët gjatë krizës energjetike, dhe publiku ende nuk e di saktësisht se si u shpenzuan këto para. Në vend të ndihmës direkte për familjet, një pjesë e parave shkoi për kompaninë shtetërore EMV, sipas një hulumtimi nga rrjeti i qytetarëve “Bankwatch”. Në të njëjtën kohë, subvencione deri në 90 përqind u shfaqën në fatura, ndërsa çmimi mbeti i njëjtë. Gjatë një viti, qeveria e mëparshme e udhëhequr nga LSDM dhe BDI mblodhi 72 milionë euro ndihmë evropiane për t’u përballur me krizën energjetike, por se ku përfunduan saktësisht këto para, publiku nuk…

Lexo më shumë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se transporti publik me Trafikun Urban do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival, që mbahet më 1–3 gusht në Bërnicë, shkruan Reporteri.net. Në njoftim thuhet se autobusët do të qarkullojnë çdo 20 minuta, gjatë gjithë netëve të festivalit, nga qendra e qytetit drejt Bërnicës dhe anasjelltas. “Inkurajojmë të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik, për të shmangur kolonat dhe për të lëvizur më shpejt e më lehtë në qytet gjatë festivalit”, thuhet në njoftim./Reporteri.net Transport publik falas për Sunny Hill Festival, autobusa çdo 20 minuta / shkruan…

Lexo më shumë