Author: shqiperia

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar tregtarët që të mos manipulojnë me çmimet sepse siç thotë ai, do të ketë masa dhe kufizime vjetore dhe jo siç kanë qenë deri më tani javore apo mujore. Ai i ka porositur tregtarët që të jenë të kujdesshëm sepse rritja e çmimeve të produkteve ushqimore është duke u ndjekur. “Ne po e monitorojmë këtë si proces dhe mesazhi im për tregtarët është të mos përdorin truke sepse kufizimet mund të jenë vjetore, jo javore ose mujore. Ne po e monitorojmë me shumë kujdes sjelljen e disa prej tregjeve përmes Inspektoratit të Tregut dhe Ministrisë…

Lexo më shumë

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup. Veshkat kanë përgjegjësi të madhe por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerkes së keqe. Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë. Veshkat dhe ushqimet e rënda Ushqimet e yndyrshme, ato të përpunuara dhe veçanërisht të skuqurat janë…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ulje të dukshme të tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut – prej 33 në 15 për qind. Lexo po ashtu Trump ul tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut në 15 për qind Sipas Mucunskit “ky hap përfaqëson nxitje të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe sinjal i qartë për ndërtimin e partneritet më ambicioz tregtar”. Ai theksoi se edhe pse bisedimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse për liberalizimin e tarifave ende po vijojnë. “Ky vendim është…

Lexo më shumë

Drejtoria e Doganave në RMV ka realizuar rritje prej 5.4 përqind të ardhurave në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha sot drejtori i Doganave, Boban Nikollovski. Ai thotë se rritja e të ardhurave është për shkak të rritjes së vëllimit dhe vlerës së importeve të makinerive, pajisjeve elektrike, automjeteve motorike, si dhe një sasie të shtuar të derivateve të naftës të lëshuara në qarkullim të lirë. “Ne arritëm mbledhjen më të lartë mujore të të ardhurave në historinë e Drejtorisë Doganore, 205.5 milionë euro. Për herë të parë, tejkalojmë shifrën e paarritshme prej 12 miliardë…

Lexo më shumë

Pas mbledhjes së dytë të Këshillit të Sigurisë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova tha se është konstatuar se gjendja e sigurisë në rajon dhe vend është stabile, përcjell Telegrafi Maqedoni. Presidenjta në një konferencë për shtyp, tha se në takimin e Këshillit të Sigurisë biseduan për “dilema sigurie në botë” të cilat, tha ajo, “ndikojnë në të gjitha vendet, përfshirë edhe tonën”. “Përfundimi nga fjalimet hyrëse dhe takimi ishte se, megjithatë, siguria rajonale është e qëndrueshme dhe nën kontroll në vend dhe nuk priten probleme ose dilema sigurie. Tema kryesore e diskutimit ishte situata në rajon, ajo që po ndodh në Bosnjë…

Lexo më shumë

Autoritetet presin rritje të BPV-së prej 3.7 përqind këtë vit. “Ne presim një rritje ekonomike prej 3.7 përqind të BPV-së deri në fund të vitit, dhe një rol të madh në këtë rritje luajnë shpenzimet kapitale, të cilat arrijnë në mbi 800 milionë euro këtë vit, si dhe investimet në infrastrukturë në komuna”, tha zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski më “Newsmax Balkan”. Divizioni i tij, siç thotë ai, është nxitësi kryesor i shpenzimeve kapitale. “Ne hymë në qeveri mjaft ambiciozisht dhe besojmë se shpenzimet kapitale janë zemra e rritjes ekonomike të Maqedonisë. Këtë vit, ne presim një…

Lexo më shumë

Dua Lipa do të këndojë sonte me babanë e saj Dukagjin Lipën, në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”. Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet këngëtarja me renome botërore duke bërë prova me Dukagjin Lipën, në skenën e “Sunny Hill” në Bërnicë. Festivali “Sunny Hill” mbahet deri të dielën, ndërsa do të këndojnë këngëtarë të shumtë me renome botërore.   View this post on Instagram   A post shared by Dua Lipa (@dualipageorgia_) Dua Lipa sonte do ta ndajë skenën me babanë e saj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në vend, muaji korrik i vitit 2025 karakterizohet si ekstrem i nxehtë dhe shumë i thatë në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/20), njoftoi DPHM. Temperatura mesatare mujore lëvizte prej 18,5°С në Llazaropolë deri 28,5°С në Gjevgjeli. Në krahasim me temperaturat mesatare të korrikut, për periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte mbi mesataren për 2,3 gradë në nivel të shtetit. Temperatura mesatare mujore në Shkup Zajçev Rid ishte 27,6 dhe ishte 2,9 gradë më e lartë se mesatarja. Temperatura më e lartë maksimale në shtet, ishte matur më 26 korrik në…

Lexo më shumë

Kryeprokurori Lupço Kocevski do të mbetet në funksion, pavarësisht se ndaj tij u votua interpelancë nga 71 deputetët të Kuvendit. Kryeministrit Hristijan Mickoski e akuzoi atë se po vazhdon t’i shërben LSDM-së dhe BDI-së, duke shtuar se vendimi për shkarkim nuk mund të aktivizohet shkaku i periudhës zgjedhore. “Tani, edhe nëse do të donim, nuk mund të ndërmarrim asnjë veprim sepse jemi në prag të shpalljes së zgjedhjeve. Zgjedhjet me shumë mundësi do të shpallen në fund të javës së ardhshme. Pra, të gjitha proceset e përzgjedhjes dhe emërimit për shkak të kufizimeve të ligjit do të ndërpriten. Nga nëntori,…

Lexo më shumë

Liritë fetare konsiderohen ndër të drejtat më thelbësore të njeriut që kanë marrë vëmendje të madhe gjatë historisë, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë që kanë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe garantimin e bashkëjetesës paqësore mes ndjekësve të feve të ndryshme. Jurisprudenca islame e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë të qartë, duke u mbështetur në parime besimi dhe morale që thërrasin për respektimin e lirisë së bindjes, refuzimin e imponimit në fe, dhe përforcimin e vlerave të tolerancës dhe drejtësisë. Nga ana tjetër, traktatet dhe standardet ndërkombëtare moderne kanë miratuar dhe nxjerrë një sërë dispozitash që garantojnë liritë…

Lexo më shumë