Author: shqiperia
Kryetari i Lëvizjes ZNAM dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, informoi se pas 15 gushtit të këtij viti, do të dihen detajet e negociatave me partnerin e koalicionit, OBRM-PDUKM. Siç informoi ai në konferencën për shtyp negociatat janë duke u zhvilluar për një numër më të madh komunash, duke përsëritur se aty ku nuk kanë kandidatin e tyre, do të mbështesin kandidatin e OBRM-PDUKM-së. “Për mua, Kumanova dhe Qendra tashmë janë vendosur, sipas mendimit tim. Sa i përket komunave të tjera, do të informoheni shtesë. Po diskutojmë një paketë më të madhe për një numër më të madh…
Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar ndaj kredisë hungareze të marrë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, informon Telegrafi Maqedoni. Arben Halili nga ASH tha se 500 milionë euro nga kjo kredi, ndonëse u morën për zhvillimin e ekonomisë, kompanitë shqiptare kanë përfituar më se paku, madje as 10 për qind. Ai kërkoi që Qeveria të publikojë sa më shpejtë kriteret mbi të cilat janë ndarë këto mjete. “Qeveria nënshkroi marrëveshje 500 milionë euro me Hungarinë, anjë llogaridhënie, asnjë listë përfituesish, asnjë emër. Deri sa qeveria flet për zhvillim. Kompanitë shqiptare ngelen të diskriminuar, pasi kompanitë shqiptare…
Krerët më të lartë të shtetit, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministri Hristijan Mickoski, kanë uruar qytetarët për festën e Kryengritjes së Ilindenit. Presidentja Siljanovska-Davkova tha se Ilindeni është thelbi i historisë dhe shtetësisë. “Republika nuk trashëgohet, por fitohet dhe meritohet. Ilindeni na obligon të ndërtojmë një shtet ku ia vlen të jetohet”, theksoi ajo, duke përkujtuar figurat historike si Dame Gruev dhe Goce Dellçev. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u shpreh se Ilindeni është simbol i luftës për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike. “Le të jetë ky ditë frymëzim për më shumë…
Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për perfomancën e Dua Lipës mbrëmë në “Sunny Hill”, duke thënë se këngëtarja ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota që në Prishtinë u bënë një, shkruan Reporteri.net. Ai tutje ka thënë se “Sunny Hill” nuk është vetëm një festival i zakonshëm tashmë – është një pasaportë kulturore për Kosovën që na sjell artistët më të mirë në botë. “Dhe pikërisht kjo është Prishtina e Kosova që duam e ëndërrojmë. Përtej të zakonshmes. Përtej vetes”, ka shkruar Abdixhiku. Postimi i tij i plotë: Prishtina që DUA’m! Prishtina përtej!…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka treguar për herë të parë se çka i kishte thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, para se ky koalicion të hynte në qeveri me Hristjan Mickoskin. Taravari tha se në maj të vitit të kaluar Edi Rama e dinte me siguri se çfarë do t’ju ndodhte në koalicion me Mickoskin. “Po them diçka, besoj që zoti Edi Rama nuk ma merr për të madhe. Menjëherë pas 8 majit kisha njlë takim me Ramën në Tiranë. Dhe, më pyeti: “Hyni në Qeveri? Çfarë pozicionesh keni?” thash Kryetar Parlamentar. “Super”, tha. Më pyeti sa ministra…
Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen (Guri i Ariut), ku fjalim do të mbajë presidentja Siljanovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski, të cilët do të vendosin edhe në varrin e Nikolla Karevit. “Nën patronazhin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, më 2 gusht, do të mbahet kremtimi qendror i Ditës së Republikës në Gurin e Ariut “Meçkin Kamen” në Krushevë. Festimi i…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 36 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë. …
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, gjatë natës së parë të festivalit të “Sunny Hill”, dedikoi një surprizë të bukur për të gjithë pjesëmarrësit. Dua Lipës në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ i është bashkuar edhe baba i saj, Dukagjin Lipa. Të dy ata së bashku kanë kënduar këngën e Gjurmëve ‘Era’. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale dëgjohen edhe fansat teksa interpretojnë këngën. LINDOS! Dua Lipa cantando uma música em albanês com seu pai Dukagjin no Sunny Hill Festival. pic.twitter.com/kKvrDmtEXt — Dua Lipa Brasil (@dualipabrasil) August 1, 2025 Sonte ka filluar festivali ‘Sunny Hill’. Në skenën e këtij…
Një meta-analizë e publikuar në vitin 2022 në revistën Sports Medicine ka zbuluar se një ecje e shkurtër prej vetëm 2 deri në 10 minuta pas ngrënies mund të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak – deri në 50% më pak rritje të menjëhershme. Ky efekt është më i fortë brenda orës së parë pas ngrënies, veçanërisht pas vakteve të pasura me karbohidrate. Lajmi i mirë? Nuk kërkon palestër, djersitje apo pajisje – vetëm një shëtitje e lehtë, që i sjell trupit përfitime të mëdha. Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit…
Të rinjtë e Çairit zhvilluan takim me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, Osmani. Ai tha se të rinjtë nuk do të mbeten vetëm spektatorë të zhvillimeve politike, por do të jenë pjesë aktive e ekipit dhe vendimmarrës për të ardhmen e komunës. Osmani theksoi se e ardhmja ndërtohet bashkë me rininë – me energjinë, idetë dhe guximin e tyre, duke krijuar kështu një Çair më të zhvilluar, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë. “BDI mbetet e përkushtuar që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe të kontribuojnë…