Author: shqiperia
SPB Strumicë njofton se në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës, ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Strumica në falimentim dhe kundër M.M. (48) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “fshehje tatimi” sipas nenit 279, paragrafi 4 dhe paragrafi 2 të Kodit Penal.Subjekti juridik i denoncuar dhe M.M., në kohën e kryerjes së veprës penale në cilësinë e drejtuesit me autorizim të pakufizuar, me qëllim që të shmangin pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për TVSH-në kështu që në deklaratën e…
MPB njofton se ditën e diel në rrethin e kazermës “Erebino” afër fshatit Zhelinë do të bëjnë asgjësimin e mjeteve mjetet shpërthyese.”Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se të dielën (29.03.2026) duke filluar nga ora 09:00, në rrethin e kazermës “Erebino”, e cila ndodhet në fshatin Zhelinë, ekipet e MPB-së dhe URMV-së (Ushtrisë) do të bëjnë asgjësimin e mjeteve mjetet shpërthyese (minave).Këto mjete janë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të transportohen deri në poligonin e Krivollakut për asgjësim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen kur të dëgjojnë krisma ose…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin për një njësi zgjedhore, ku do të votonte edhe diaspora.Ai sqaroi se ligjërisht duhet të rregullohet shpallja e përkohshme e eksterritorialitetit në disa vende ku do të organizohej votimi, dhe se kjo do të vlejë vetëm për zgjedhjet.“Absolutisht, ne nuk i ndërrojmë menjëherë qëndrimet. Ne jemi për një njësi zgjedhore. Këtë e thash edhe në takimin e liderëve, normalisht të ketë një prag që do të negociohet bashkë me partitë e tjera politike. Në këtë një njësi zgjedhore logjikisht duhet të votojë edhe diaspora, por problemi kryesor me votimin në…
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme të 40-të nuk mori vendim për zgjedhjen e një kreu të ri të Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup, duke pasur parasysh se asnjë nga pesë kandidatët e regjistruar nuk mori numrin e nevojshëm të votave, përcjell Telegrafi Maqedoni.Në seancë, Këshilli shqyrtoi kandidaturat e Fatime Fetai, Vlladimir Milloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kostovska Zdravevska, duke pasur parasysh se kandidati i pestë Aleksandar Markovski tashmë ishte zgjedhur si prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike – Shkup.Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, fillimisht informoi se për vendin e lirë të punës kanë aplikuar shtatë…
Maqedonia e Veriut sot shënon gjashtë vjet nga anëtarësimi në NATO, pasi në këtë ditë në vitin 2020 u bë anëtarja e 30-të e aleancës. Me këtë, vendi realizoi një nga qëllimet e tij strategjike, i cili është përcaktuar edhe në rezolutën që Kuvendi e miratoi në vitin 1993.Me qëllim zhvillimin e papenguar të procesit të integrimit të vendit në NATO, Kuvendi më 11 shkurt 2020 njëzëri ratifikoi Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut, pas së cilës, më 20 mars 2020, pasoi edhe nënshkrimi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e presidentit të shtetit.Më 27 mars 2020,…
Prokurori i sapozgjedhur publik shtetëror, Nenad Saveski, thotë se nuk do të komentojë kurrë për deklaratën e askujt, duke theksuar se gjëja e parë që bëri pasi mori detyrën ishte takimi me prokurorët publikë në Prokurorinë Publike të Shtetit dhe njoftoi se planifikon takime me të gjithë prokurorët publikë, përkatësisht sipas fushave të prokurorive më të larta publike, të cilat janë katër, dhe pastaj me ato themelore.I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se pret përgjigje në lidhje me punën e Katica Janevës dhe PSP-së, Saveski tha në një deklaratë për mediat para seancës së sotme të…
Këshilli i Prokurorëve Publikë, në seancën e 40-të të sotme, vendosi të zgjedhë Engjëllushe Kadriu-Leshi, Aleksandar Markovski, Ana Gogovska-Jakimovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitriovska si prokurorë të rinj publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, fillimisht informoi se tetë kandidatë kanë paraqitur aplikime në konkursin për pesë prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro kanë tërhequr kandidaturat e tyre dhe nuk do të merren në konsideratë.Pas shqyrtimit të kandidaturave, Këshilli nuk votoi për kandidatët Marija Gorgjieva, Valentina Bislimovska, Suzana…
Në bazë të vlerësimit të rregullt tremujor të rreziqeve të sistemit, sipas të dhënave për tremujorin e fundit të vitit 2025, përfshirë edhe të dhënat e fundit të disponueshme, Bordi ekzekutiv i Bankës popullore solli vendim të mos ndryshohet vlera e shkallës së shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave, përkatësisht ajo të mbetet në 2 për qind të aktivit të ponderuar sipas rreziqeve edhe në tremujorin e dytë të vitit 2027, kumtuan sot nga Banka popullore.Shkallët e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave ndaj klientëve nga vende të tjera, thonë nga atje, do të…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dërgoi sot një mesazh urimi me rastin e gjashtëvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën e NATO-s nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai theksoi se hyrja në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike më 27 mars 2020 përfaqëson një moment historik dhe përmbushjen e një interesi kyç kombëtar.Sipas Filipçes, ishin politikat e përgjegjshme të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga LSDM që mundësuan një procedurë të shpejtë pranimi.”Me politika të përgjegjshme dhe burrështetas, LSDM e solli Maqedoninë në NATO, përmes një prej procedurave më të shpejta të pranimit në historinë e Aleancës. Duke vepruar kështu, ne siguruam siguri,…
“Ne jemi pjesë e familjes evropiane, një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, veprimet tona duhet të jenë krah për krah me BE-në. Ne jemi në përputhje me të gjitha rezolutat. Si një vend i vogël, ne jemi kryesisht të varur nga instrumentet e rendit ndërkombëtar. Ne jemi gjithmonë në anën e zbatimit të së drejtës dhe konventave ndërkombëtare”.Këtë e deklaroi Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Elena Kuzmanovska, në panelin “Ndërtimi i Komuniteteve Gjithëpërfshirëse dhe Rezistente – Nga Rezultatet te Politikat e Qëndrueshme”, të organizuar nga Shoqata e Juristëve të Rinj të…













