Author: shqiperia
Presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova, me një fjalim hyrës hapi panelin në Studentëve Demokratë Evropianë (EDS), pjesëmarrës në Universitetin Dimëror EDS 2026, i cili mbahet këtë vit në Shkup.Siljanovska-Davkova përmendi krizën e demokracisë në botë dhe Evropë, si dhe deficitin demokratik të BE-së, kërcënimet serioze të sigurisë, si dhe paqëndrueshmërinë e përjashtimit të vendeve të të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor nga anëtarësimi në BE.Sipas saj, kërkesat e fqinjëve me të cilat vendi përballet prej dekadash devijojnë nga kriteret e Kopenhagenit dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të Bashkimit Evropian.Ajo kujtoi “po”-në e dhjetë nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian dhe po…
Zyra për Çështje të Jashtme Kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik nga një fshat në komunën e Makedonski Brodit dhe B.B. (21) nga Kërçova, drejtues i personit juridik, për shkak të dyshimit për kryerje të dy veprave penale “vjedhje”, kundër B.B. (45) nga fsh. Pllasnicë për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “ushtrimi i transportit publik pa licencë” dhe “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme” dhe kundër G.P. (50) nga Kërçova, punonjës i NP “Pyjet Nacionale”, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”.”Gjatë viteve 2024…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në një konferencë për shtyp sot zbuloi se një mjek i punësuar në shëndetësinë publik fitonte 700 mijë denarë në muaj, por nuk dha detaje se kush ishte ose cili institucion shëndetësor.”Si Ministria e Shëndetësisë ashtu edhe Qeveria i njohin institucionet, le ta zgjidhim këtë në mënyrë institucionale. Nuk duhet t’i jap detajet në një konferencë për shtyp sepse do të rrezikoj një sistem që nuk duhet të rrezikohet. Ne e dimë që puna jonë mund të përfundojë brenda dy javësh nga tani, por këto janë procedura dhe institucionet e tjera do të duhet t’i…
Nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimit të derivateve në bursë, kryeministri thotë se hapi i ardhshëm do të jetë ulja e çmimit të akcizës dhe të marzhës. Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se si Qeveri po e ndjekin situatën dhe se do të veprojnë në kohë në bazë të nevojës. Ndërsa të njëjtën gjë e tha edhe për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, për çka u shpreh se inspektorët e tregut janë terren dhe po e ndjekin situatën.“Kuptohet që hapi i radhës do të ishte që pas këtyre dy javëve nëse vazhdon rritja në burs, do të pasojë ulja…
Një rast vjedhjeje është denoncuar më 26 mars 2026 rreth orës 15:30 në Departamentin Policor të Tearcës, ku sipas informacioneve, gjatë intervalit kohor nga ora 12:00 deri në 15:00 është kryer një vjedhje në xhaminë e fshatit Sllatinë, në Tetovë.Sipas njoftimit, persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe, duke përdorur forcë dhe mjete të forta, kanë hapur arkën e kontributeve vullnetare, nga e cila kanë marrë para.Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i SPB Tetovë, i cili ka kryer këqyrjen dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
“Konferenca rajonale “Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore” kishte qëllim të qartë: të vendosë bashkëpunimin akademik si prioritet strategjik për rajonin dhe të pozicionojë gjashtë shtetet më lart në rrjetet evropiane dhe globale të arsimit të lartë, duke rritur dukshmërinë dhe ndikimin e tyre. Kjo është e rëndësishme sepse po përballemi me sfida reale demografike që kërkojnë modele të reja për tërheqjen dhe mbajtjen e studentëve dhe kuadrove. Mungesa e aftësive dhe emigrimi i talenteve nuk mund të zgjidhen në mënyrë të izoluar, por përmes mobilitetit, qarkullimit të ideve dhe, mbi…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në konferencën për shtyp prezantoi projektligjin e ri për barna, si pjesë e reformës më të gjerë në sektorin shëndetësor, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.”Ligji i ri ka për qëllim modernizimin e sistemit të barnave dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane, me fokus në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e sigurisë së pacientëve. Me këtë zgjidhje ligjore parashikohen procedura më të shpejta për miratimin dhe regjistrimin e barnave, shkurtimi i kohës për vënien e tyre në dispozicion, si dhe vendosja e një sistemi për monitorimin e furnizimit dhe parandalimin e mungesave…
Qendra e parë dhe më e madhe private për IVF në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ka përgatitur një përfitim të ri për prindërit e ardhshëm – test prenatal jo-invaziv (NIPT) falas me çdo procedurë private in vitro. Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një kujdesi edhe më gjithëpërfshirës, të sigurt dhe bashkëkohor për pacientët që janë në rrugën drejt prindërimit. Me përfshirjen e testit NIPT në paketën për in vitro private, prindërit e ardhshëm përfitojnë vlerë shtesë dhe mundësi për vlerësim të hershëm gjenetik të shtatzënisë, duke mundësuar informim të saktë dhe në kohë.Testi NIPT është…
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski konfimron se sms-porositë e “Safe City” për shkelje në trafik do të vazhdojnë të vijnë vetëm në maqedonisht.Toshkovski tha se nuk është problem të dërgohen edhe në shqip njoftimet, megjithatë në një rrethanë të tillë do të duhej të dërgoheshin më shumë porosi.“Porosia është me karakter informativ dhe e njëjta dorëzohet në shkrim latin. Pse? Sepse komunikimin që e kemi si Ministri nëpërmjet operatorëve Telekom është më efikase dhe më ekonomike të shkojë në kuadër të një porosie, për atë është në shkrim latin e jo cirilik. Nëse do të duhej të ishte në shkrim…
SPB Strumicë njofton se në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës, ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Strumica në falimentim dhe kundër M.M. (48) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “fshehje tatimi” sipas nenit 279, paragrafi 4 dhe paragrafi 2 të Kodit Penal.Subjekti juridik i denoncuar dhe M.M., në kohën e kryerjes së veprës penale në cilësinë e drejtuesit me autorizim të pakufizuar, me qëllim që të shmangin pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për TVSH-në kështu që në deklaratën e…













