Author: shqiperia
Mundësia e zbatimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe vazhdon trajtimin. Qeveria ka formuar grup të ekspertëve dhe siguron se po punohet intensivisht për ta mbyllur. Po punohet në përputhjen e ligjit dhe rregulloreve. Nuk jepen afate se kur procesi do të përfundoj, por nga koalicioni VLEN kanë fajësuar ish ministrat shqiptarë të drejtësisë që kanë anashkaluar harmonizimin ligjor. Izet Mexhiti njëri nga liderët e koalicionit VLEN nuk ka përjashtuar mundësinë që përpos ligjit të jurisprudencës të hapen edhe ligje të tjera juridike.“Është formuar në kuadër të qeverisë grup i ekspertëve, i cili po punon intenzivisht për ta mbyllur…
Më shumë se një vit nga tragjedia në diskotekën Puls në Koçan, ende vazhdon mjekimi i një pjese të të lënduarve. Ata çdo muaj marrin trajtim në Klinikën e Dermatologjisë në Shkup. Dermatologia Kujtime Rushiti Mehmeti thotë se gjendja e tyre ka përmirësim të dukshëm.“Në Klinikën e Dermatologjisë ne i trajtojmë gjithsej 66 pacientë të Kocanit, ato in trajtojmë me PDL lazer që e përdorim prej nëntorit 2025 deri më tani dhe jemi duke i ndjekur rezultatet e pacientëve, ka përmirësim të dukshëm te ata pacientë dhe do të vazhdojmë edhe më tej t;i ndjekim… 02:L28 Mosha është domethënë prej…
Nga VLEN përmes një komunikate thonë se në një kohë kur dinjiteti i punës shpesh vihet në sprovë, çdo hap drejt respektimit të punëtorit është më shumë se vendim, është deklaratë vlere, është orientim i një shoqërie drejt drejtësisë dhe barazisë. Sot, kjo filozofi po merr formë konkrete përmes nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive historike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, të udhëhequr me vizion dhe vendosmëri nga ministri Besar Durmishi.”Kjo marrëveshje nuk është vetëm një dokument formal, ajo është një kthesë epokale për dinjitetin e punëtorit, një standard i ri për drejtësi sociale dhe një dëshmi konkrete se kur ka…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se nuk pret që në vend të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se qëllimi i Qeverisë mbetet organizimi i zgjedhjeve të rregullta në vitin 2028.Në një prononcim për media, Mickoski theksoi se pavarësisht se mund të jetë politikisht e leverdishme të shkohet në zgjedhje të parakohshme pas rezultateve në zgjedhjet lokale, aktualisht prioritet duhet të jenë reformat.“Qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2028. Edhe pse mund të jetë politikisht e volitshme të organizohen zgjedhje të parakohshme, nuk mendoj se ky është qëllimi tani. Mendoj se duhet të përqendrohemi…
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se…
RMV dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një dialog strategjik në Uashington më 7 prill
Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një sesion dialogu strategjik në Uashington më 7 prill, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski. Ai tha se delegacioni maqedonas do të udhëhiqet personalisht dhe do të përfshijë edhe ministrat e Brendshëm, të Mbrojtjes, të Transformimit Dixhital dhe të Energjisë.Njoftimi vjen në mes të kontakteve të shtuara midis Shkupit dhe Uashingtonit. Në shkurt, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut kishin arritur një marrëveshje kornizë për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar, duke thënë se kjo duhet të thellojë marrëdhëniet…
Siç njoftojnë nga MPB, dje në Shkup është arrestuar një person për drogë.”Më 27.03.2026 në ora 22:00, në zonën e Çairit në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria V.F.(25) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale”, thonë nga policia.Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë çmime më të ulëta për benzinat, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale.“Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb, dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.Mes tjerash, Mickoski tha se për momentin nuk po mendohet për masa kufizuese apo ndalesa.“Nuk kemi nevojë për kufizime dhe ndalesa tani për tani. Kemi sasi të mjaftueshme. Po e ndjekim situatën dhe do…
Nesër siç njoftojnë nga MPB, do të ketë regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të garës atletike.”Nesër (29.03.2026), me fillim në orën 10:00, në Shkup do të mbahet garë atletike në gjatësi prej 10 km, me itinerar nga Vodno e Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri te parkingu i manastirit Shën Pantelejmon dhe anasjelltas”, thonë nga MPB.Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e…
Maqedoni, 35% e popullsisë është me mbipeshë
Rritja e peshës trupore përbën një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues në rritje si në botë ashtu edhe tek ne, duke prekur veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët.Të dhënat statistikore tregojnë se në vendin tonë prevalenca e obezitetit arrin në 30–35 për qind. Në këtë drejtim, është veçanërisht e rëndësishme funksionimi i qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në SPQ “8 Shtatori”.Këtë javë, në spitalin e Ohrit është hapur qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në rajonin jugperëndimor.“Bëhet fjalë për një sëmundje kronike serioze, e lidhur me mbi 200 komorbiditete, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin…













