Author: shqiperia
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Biznis 21”, theksoi se sistemi funksionon dhe se nuk ka persona të mbrojtur, pavarësisht funksionit të tyre.“Gjëja më e rëndësishme është që sistemi funksionon, nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve, dhe kushdo që e shkel ligjin do të përgjigjet, pavarësisht nëse është nga pushteti aktual apo nga cilado pozitë, kjo vlen edhe për këto dy raste”, theksoi ministri.Ai bëri një krahasim me të kaluarën, duke theksuar se pushteti i atëhershëm, sipas tij, përpiqej të mbronte dhe të injoronte indiciet për keqpërdorime dhe kriminalitet, ndërsa sot,…
Nga shoqata “16 Marsi i vitit 2025” sot paralajmëruan marsh në ora 16:05 në Koçani i cili është i 39-ti me radhë që përkujton viktimat e tragjedisë në diskotekën “Pulse”.Ata theksojnë se çdo hap është zë për ata që nuk janë dhe se lufta për të vërtetën dhe drejtësinë asnjëherë nuk do të përsëritet.Edhe sot marshi do të jetë me të njëjtat kërkesa siç janë zbardhja e rastit dhe përgjegjësi për lëshimet sistematike që kanë lejuar diskoteka të punojë kundërligjshëm.Kujtojmë se më 16 mars të vitit të kaluar në diskotekën “Pulse” humbën jetën 63 persona dhe disa të tjerë mbetën…
BDI reagon përmes një komunikate duke theksuar se deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski në Kuvend, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, përbën një nga momentet më shqetësuese në diskursin politik që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.”Pretendimi se gjuha shqipe mund të përdoret “sa të doni”, por se gjuha zyrtare është vetëm maqedonishtja, nuk është thjesht një deklaratë politike, është një rikthim i drejtpërdrejtë në logjikën e Kushtetutës së vitit 1991, dhe nenin e dikurshëm 7 të saj duke injoruar Amendamentin V të vitit 2001, i cili është themel i rendit kushtetues dhe i balancës ndëretnike në vend. Ky…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një paraqitje në emisionin “Top Tema” në Telma, theksoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një partneritet strategjik me rëndësi kyçe për shtetin.Ai njoftoi se më 7 prill Republika e Maqedonisë do të mbajë një sesion të Dialogut Strategjik në Washington.– Do të jemi vendi i parë në Evropë që, në kuadër të kësaj administrate, do të ketë një sesion të dialogut strategjik në Washington, theksoi ministri Mucunski.Ministri informoi se delegacioni që do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëhiqet prej…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka publikuar strategjinë për gjashtë vitet e ardhshme, me të cilën njoftohet për reforma të gjera në sistemin arsimor në Maqedoni, raporton Dojçe Vele (DW). Risitë kryesore përfshijnë prezantimin e një viti arsimi parashkollor të detyrueshëm, një maturë shtetërore të ridizajnuar plotësisht me programe të reja për provimet dhe vlerësim të standardizuar, si dhe ndryshime të rëndësishme në arsimin e lartë, si një sistem të centralizuar digjital të regjistrimit dhe prezantimi i studimeve të shkurtra profesionale.Demografia: sfida më e madhe për sistemin arsimorNdryshimet demografike janë ndër nxitësit më të fortë të strategjisë së re.…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut. Në vende më të larta, reshjet do të jenë në formë të borës.Temperatura minimale do të jetë në inverval prej -1 deri 5 gradë celsius, kurse maksimalja nga 8 deri 16 gradë celsius.Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 12 gradë celsius.Gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës pritet të kemi mot të vranët me reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Tripunovski për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë: Nuk ndjej përgjegjësi, nuk e mbroj askënd
Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, duke folur për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë, si dhe hetimet për përvetësim të fondeve të tjera, deklaroi se nuk do të mbrojë askënd. Ai tha nuk ndihet përgjegjës për dy drejtorët e arrestuar – Ilija Stoilev dhe Vase Anakiev.”Unë e ndjek punën në ministri në aspektin e funksionimit të saj aktual. Nëse do të kisha parë parregullsi, do të kisha reaguar. Mos kini dyshime se do të mbroj dikë. Unë jam ministër në një dikaster që ka dhjetëra instituciones, unë ndjek programin qeveritar që u premtuam qytetarëve”.”Gjithashtu shpenzoj shumë energji për të ndjekur qëllimin…
Hasani për provimin e Jurisprudencës: Problemi nuk qëndron te ligjet por te vullneti për zbatim
Opozitarja Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron skandaloz qëndrimin e Avokatit të Popullit për provimin e jurisprudencës, duke e cilësuar atë në kundërshtim me të drejtat e garantuara me ligj dhe Kushtetutë.Deputeti Ilir Hasani theksoi se është e papranueshme që përdorimi i gjuhës shqipe në provimet shtetërore të kushtëzohet me kërkesë të kandidatëve.“Është e papranueshme që e drejta për të përdor gjuhën shqipe në provimet shtetërore të paraqitet si e drejtë që realizohet vetëm me kërkesë të kandidatit. Përdorimi i gjuhës shqipe nuk është as privilegj as favor administrativ, por është e drejtë e garantuar me ligj dhe kushtetutë dhe…
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, e lavdëroi rolin e zyrës së kësaj organizate në Shkup për kontributin për reformat në vend si dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve vendore.“Misioni i OSBE-së në Shkup ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e proceseve të reformave në vend në fusha të shumta,” thuhet në një komunikatë nga zyra e Gashit lidhur me takimin me Montella, i cili u mbajt në kuadër të forumit të Pestë Ndërparlamentar të Delegacioneve nga Evropa Juglindore në Asamblenë…
MPB Maqedoni njofton se sot (27.03.2026) në orën 17:20 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, oficerë policie nga SPB Tetovë, pas një urdhër-arresti qendror të lëshuar më parë nga SPB Ohër, e privuan nga liria Z.G. (53) nga i njëjti fshat, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.”Sot në orën 08:24, në SPB Ohër është raportuar se K.M. (76) nga Ohri është gjetur në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, pa shenja jete”. “Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa një mjek…













