Author: shqiperia

Nën qiellin veror dhe mes mureve shekullore të Kalasë së Ulqinit, të martën më 5 gusht, pritet të mbahet një nga mbrëmjet më të veçanta të sezonit: këngëtari i mirënjohur Armend Rexhepagiqi do të mbajë një koncert të hapur për publikun, duke sjellë emocione dhe muzikë të paharrueshme. Koncerti fillon në ora 21:30 dhe hyrja është falas. Ngjarja organizohet në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, i cili tradicionalisht mbledh bashkë shqiptarët nga mbarë bota për të festuar kulturën, muzikën dhe lidhjet e përjetshme me vendlindjen. Organizator i këtij aktiviteti është Komuna e Ulqinit, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës,…

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka ururat 2 gushtin Ditën e Ilindenit. Ahmeti shkruan se vendi aktualisht po përballet me politikë diskriminuese dhe margjinalizuese, duke theksuar se ky shtet duhet të ju takojë të gjithëve. Urimi i plotë: “Dy gushti i vitit 1903 ishte përpjekje e përbashkët e shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve për liri dhe barazi. Ky sunim u realizua nëpërmjet të bashkëqeverisjes dhe ndarjes së barabartë të përgjegjësive për ta drejtuar popullin para 122 viteve. Sot, dy gushti na gjen në rrethana përballë njëri tjetrit e jo bashkë me njëri tjetrin si dhe me tendenca margjinalizuese dhe…

Lexo më shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filpçe sot nga Krusheva dërgoi urime me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindeni. “Ju uroj festën e Ilindenit nga Krusheva historike dhe e guximshme, ku filloi revolucioni, ku filloi lufta e madhe, epopeja për një shtet të lirë dhe të pavarur. Sot i festojmë të dy Ilindenët, atë të vitit 1903 dhe atë të vitit 1944 dhe KAÇKM-në. Së pari duhet të kujtojmë dhe t’u bëjmë nderime të gjitha viktimave që, me gjakun e tyre, me sakrificën e tyre, ndërtuan themelet e shtetit tonë modern. Ata e filluan luftën që nga një vend…

Lexo më shumë

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, mbrëmë shkoi në Sunny Hill Festival bashkë me gruan, fëmijët e miqtë të tij për të shijuar performancat e artistëve, përfshirë edhe kosovaro-britaniken, Dua Lipa, e cila ishte emri kryesor i shfaqjes së mbrëmshme. “Nata e parë fantastike në Sunny Hill Festival 2025! Ishte e mrekullueshme ta ndaja këtë festë britaniko-kosovare me familjen dhe miqtë. Mezi po e pres ditën e dytë”, shkroi ai. Hargreaves ishte pjesë edhe e ceremonisë së dhënies së shtetësisë për Dua Lipën në Presidencën e Kosovës, i cili më pas tha se Kosova e Mbretëria e Bashkuar ishin krenare që e…

Lexo më shumë

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar ndaj punësimeve të fundit në institucionet shtetërore, të cilat sipas saj vazhdojnë të kenë karakter monoetnik. Nga ASH thonë se vetëm gjatë ditëve të para të gushtit, në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme janë punësuar dhe avancuar 25 maqedonas dhe asnjë shqiptar, ndërsa në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë 20 maqedonas dhe sërish asnjë shqiptar. “Ky është bilanci real i ‘përfaqësimit të drejtë dhe adekuat’ që propagandon kjo qeveri,” thuhet në deklaratën e ASH-së, duke akuzuar grupimin VLEN për heshtje. “Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Nuk do…

Lexo më shumë

Dua Lipa mbrëmë solli hitet e saj më të mëdha në skenën e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Përveç tyre, ajo bashkë me babanë e saj, Dukagjin Lipa, e sollën edhe një hit të vjetër të grupit Gjurmët, “Era”. Dua tha se ta shohë festivalin e krijuar nga ajo duke u rritur në qytetin e saj është përtej asaj që ka ëndërruar, ndërsa ndarjen e skenës me babanë e saj e përshkroi si “një moment të paharrueshëm”. “Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN, dhe ta shohësh të realizohet…

Lexo më shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka akuzuar drejtuesit e koalicionit VLEN se po i braktisin interesat shqiptare dhe po shërbejnë vetëm si vegla të pushtetit. Lexo po ashtu VLEN: FSSH me mbi pesë milionë euro të shpenzuara pa kontroll, Faton Ahmeti është simbol i keqmanaxhimit me këtë institucion Ne reagimin e tij Ahmeti thotë se revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e problemeve të trashëguara ndër vite, por ajo që po ndodh sot, sipas tij, është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Shkrimi i plotë i Ahmetit në vijim: Ata që sot bëjnë…

Lexo më shumë

“Raporti i fundit i revizionit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është një aktakuzë morale dhe politike për mënyrën se si BDI dhe drejtuesit e saj kanë keqmenaxhuar institucionet publike”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. Nga VLEN thonë se Faton Ahmeti, që gjatë kohës së revizionit ishte drejtor i Fondit dhe sot mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, është simbol i këtij keqmenaxhimi të pandëshkuar. “Me mbi 5 milionë euro të shpenzuara pa kontroll për trajtime jashtë vendit, me dhjetëra padi gjyqësore brenda dhe jashtë shtetit, me mungesë totale të sistemit të integruar për receta dhe shërbime shëndetësore,…

Lexo më shumë

Në një moment të veçantë gjatë natës së parë të “Sunny Hill Festival 2025”, ylli ndërkombëtar Dua Lipa u ndal për t’i drejtuar një fjalim të sinqertë dhe emocional publikut në gjuhën shqipe, duke falënderuar të gjithë ata që qëndrojnë pas suksesit të saj dhe të festivalit. Teksa qëndronte në skenën madhështore të Prishtinës, Dua tha me zë të qartë e plot emocion: “Faleminderit shumë për energjinë, dashurinë edhe suportin për mua prej fillimit deri në këtë moment, edhe për suportin e festivalit Sunny Hill që e kom shumë shumë për zemër”. Ajo theksoi se për të është një kënaqësi…

Lexo më shumë

Kryetari i Lëvizjes ZNAM dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, informoi se pas 15 gushtit të këtij viti, do të dihen detajet e negociatave me partnerin e koalicionit, OBRM-PDUKM. Siç informoi ai në konferencën për shtyp negociatat janë duke u zhvilluar për një numër më të madh komunash, duke përsëritur se aty ku nuk kanë kandidatin e tyre, do të mbështesin kandidatin e OBRM-PDUKM-së. “Për mua, Kumanova dhe Qendra tashmë janë vendosur, sipas mendimit tim. Sa i përket komunave të tjera, do të informoheni shtesë. Po diskutojmë një paketë më të madhe për një numër më të madh…

Lexo më shumë