Author: shqiperia

Granit Xhaka ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re në Angli, këtë herë me fanellën e Sunderlandit. Pas transferimit nga Bayer Leverkusen për 15 milionë euro plus bonuse, mesfushori 32-vjeçar ka zbritur në fushë të shtunën në Stadium of Light, duke treguar menjëherë pse u mor për të udhëhequr projektin e ri të klubit. Në miqësoren ndaj Real Betis, Xhaka ishte jo vetëm titullar, por edhe kapiten i skuadrës – një rol që e mban prej vitesh edhe te Kombëtarja e Zvicrës. Megjithatë, debutimi nuk u mbyll me rezultat pozitiv: Sunderland u mposht minimalisht 0:1, me gol të spanjollit…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka dënuar ashpër thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë. Mexhiti në reagimin e tij shkruan se fjalët fyese nuk kanë vend në shoqërinë tonë. “Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë. Ato përbëjnë një sulm ndaj bashkëjetesës, dhe barazisë që e bëjnë Maqedoninë e Veriut unike. Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë. Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt. Sporti duhet të na bashkojë, jo të na ndajë. Thirrjet…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Kumanovë. “BDI shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve. Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në…

Lexo më shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar me informacionet e përditësuara për zjarret. Situata me zjarret më 03 gusht, 2025 deri në orën 10:00 është: Gjithsej 10 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga të cilat: Aktive: 1 – Komuna e Dollnenit – fshati Strovija, pas vendit të quajtur Gajdarec-Klepalo (pyll me kërcell të ulët) Nën kontroll: 1 1. Komuna e Berovës – Mali Goten drejt Maleve të Maleshevës Të shuar: 8 1. Komuna e Kërçovës 2. Komuna e Kumanovës 3. Komuna e Likovës 4. Komuna e Çashkës 5. Komuna e…

Lexo më shumë

Nga java e ardhshme pritet të ketë rritje të temperaturave. Në fillim të javës parashikohen reshje, por temperaturat ditore do të shkojnë deri në 30 gradë, ndërsa gjatë javë temperaturat mesatare do të arrijnë deri në 34 gradë celsius. Rekomandimet e Qeverisë dhe mjekëve mbeten në fuqi. Në diell nuk guxojnë të ekspozohen personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe personave e moshës mbi 60 vjeçare. Rekomandohet hidratimi konstant dhe konsumimi i ushqimeve të freskëta. Nga java e ardhshme do të ketë rritje të temperaturave appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Në pikat kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë këtë mëngjes, koha e pritjes është rreth 30 minuta, njoftoi LAMM. Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM apelojnë që shoferët të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të përshtatin lëvizjen me kushtet e rrugës. LAMM: Deri në 30 minuta pritje në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. Pasdite do të ketë zhvillim të izoluar të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 36 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 36 gradë. …

Lexo më shumë

Këngëtarja Dua Lipa ka thënë se “ndihet mirënjohëse” pasi iu dha shtetësia e Kosovës nga presidentja e vendit, shkruan The Guardian. “29-vjeçarja lindi në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, dhe u zhvendos në kryeqytetin e vendit, në Prishtinë, në moshën 11 vjeç, kur familja e saj u kthye pasi Kosova fitoi pavarësinë në vitin 2008, përpara se të kthehej në Londër në moshën 15 vjeç.” Në një postim në Instagram, Lipa tha: “Ndihem shumë mirënjohëse që më është dhënë shtetësia ime kosovare nga presidentja jonë Vjosa Osmani.” Osmani, postoi një fotografi të saj duke i dhënë një…

Lexo më shumë

Këngëtarja Dua Lipa ka thënë se është “shumë mirënjohëse” pas marrjes së shtetësisë së Kosovës nga presidentja e vendit. Kështu shkruan mediumi britanik The Guardian teksa tregon se 29-vjeçarja ka lindur në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, dhe u transferua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në moshën 11-vjeçare, kur familja e saj u kthye pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përpara se të kthehej sërish në Londër në moshën 15 vjeçare. Mediumi britanik shkruan tutje se kjo erdhi në prag të nisjes së festivalit, Sunny Hill  të premten, ku performoi këngën Era, me të atin, në shqip.…

Lexo më shumë

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i ikonës së boksit Muhammad Ali, ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Lajmin e konfirmoi Qendra Muhammad Ali në Louisville, qytet ku ai jetonte dhe kontribuonte në komunitet prej dekadash. Rahaman, i lindur më 18 korrik 1943, ndoqi hapat e vëllait të tij të famshëm dhe zhvilloi një karrierë si boksier profesionist midis viteve 1964 dhe 1972. Megjithatë, për komunitetin e tij në Louisville, ai do të mbahet mend më shumë për punën vullnetare, përkushtimin ndaj të varfërve dhe rolin e tij të heshtur, por të fuqishëm. “Sa herë organizonim aktivitete për ndihmë sociale, Rahaman…

Lexo më shumë